Berisha publikon dokumentat: Si e vodhën Rama dhe Bolino tokën e falur për ndërtimin e një gjimnazi

Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët të mbajtur ditën e djeshme, kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, publikoi dokumente të reja se si e vodhën Rama dhe Bollino tokën e falur për ndërtimin e një gjimnazi në vitin 2013. Berisha tha se, toka e caktuar për shkollë u vodh për pallat privat për median Rama-Bollino.

Berisha tha se, mburojë e skandalit Rama-Bollino bëhet SKAP-i i partisë, pasi ai aktivizohet vetëm me porosi. Berisha tha se, ky është një akt unik, por Edi Rama ka me dhjetëra e dhjetëra vendime me të cilat ka vjedhur.

Berisha tha se, SKAP-i hesht si fija e barit për Irena Gjokën, por kërkon përjashtimin e gjykatëses që nuk e ka takuar kurrë Malltezi. Berisha tha se, nuk jam unë që sulmoj SKAP-in e partisë, por është SKAP-i ai që shkelmon dhe vetëposhtëron veten e tij në një pozicion mercenari.

Kryetari i PD, Sali Berisha në konferencën për shtyp ka reaguar edhe ndaj gazetarit Artan Hoxha. Berisha iu drejtua gazetarit duke thënë se, të keqpërdorurit nga policia përfundojnë aty ku e kanë vendin Bajrët. Për Erzen Breçanin sipas Berishës, u shpreh se ai ka vetëm një qendrim.

Berisha tha në konferencën për shtyp se, nuk Basha nga Balla nuk kanë dallim, ata në substancë janë një. Berisha tha se, opozita ka kontribute të mëdha kundër interesave ruse në vend.

Fjala e plotë

Sot është një ditë zie për artin, skenën, Shkodrën dhe artdashësit mbarë Shqipërisë, pasi dielli perëndoi përgjithmonë për artistin e mirënjohur, e talentuar Zef Dedën.

Zef Deda ishte një artist që të gjithë dhuntinë e tij ia kushtoi në çdo kohë të vërtetave të mëdha të artit dhe shoqërisë. Ai ndahet nga jeta parakohe. Pra, duke patur mundësi për të kapur maja të tjera në skenë dhe art, por mbetet i pavdekshëm me trashëgiminë e tij të shkëlqyer që le. Ndaj edhe unë shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes. Të afërmve, komunitetit artistik dhe qytetarëve artdashës të Shkodrës, të mbarë Shqipërisë për këtë humbje të madhe.

Ju ftoj të nderojmë me 1-minutë heshtje Zef Dedën, kujtimin e tij.

I përjetshëm kujtimi i një artisti të madh.

Sot jam para jush për të denoncuar vjedhjen nga Edi Rama dhe Bollino i tij me firmën e Edi Ramës. Tre vendime të Këshillit të Ministrave me emër të përveçëm brenda 7 muajve të firmosur nga vetë Edi Rama për t’i rrëmbyer komunitetit nga Rama dhe Bollino të 4900 m2 tokë e lënë dhuruar për ndërtimin e gjimnazit.

Siç e shihni, ky është plani rregullues i Tiranës. Familjet fisnike të qytetit kanë dhuruar një territor prej 5000 m2 në mënyrë që komuniteti i kësaj zone të ketë gjimnazin e vetë, për arsye se një zonë me 60 mijë banorë nuk kishte një të tillë.

Rregullorja e planit kjo, ku thuhet: Shkollë e mesme në rrugën Ndre Mjeda, njesia bashkiake nr.7, zona nr.11. Kjo është planimetria e zonës, kjo është toka e rrëmbyer me firmën e Edi Ramës.

Të nderuar miq, sot do paraqesim me fakte se si Edi Rama keqpërdor pozitën e tij zyrtare për të grabitur troje dhe ndërtesa në Tiranë dhe SKAP-i mercenar i tij qendron mburojë e kësaj vjedhje, e këtij krimi shtetëror.

Edi Rama me larot e tij në SKAP dhe gjykatën e tij speciale sulmon Berishën, pse miratoi ligje për kthimin dhe kompensimin e pronave të cilat shteti komunist ua kishte grabitur pronarëve të ligjshëm.

Ndër reformat e bën e PD që gjatë viteve 2006-2012, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të kthejë fizikisht, apo të kompensojë 1.577.400.000 m2 për tokë te pronarët e ligjshëm. Edi Rama dhe larot e tij të SKAP-it me gjykatën e partisë pretendojnë se ato reforma janë kryer për të favorizuar Jamarbër Malltezin, të cilit në përputhje të plotë me ligjin iu kthyen gjithsej 410 m2 nga prona e të parëve të tij, themeluesve të qytetit të Tiranës.

Në tërë këtë piramidë mashtrimi të ngritur nga Edi Rama dhe larot e tij mbi privatizimin e Klubit Partizani, Sali Berisha nuk ka nxjerrë vendim me emër të përvetshëm, ndërsa Edi Rama ka dhjetëra të tilla, por natyrisht ka SKAP-in e partisë mburojë, i cili heton vetëm me urdhër politik ish-pronarë që kanë marrë 410 m2 tokë në përputhje të plotë me ligjin, të grabitura 60 vjet më parë nga regjimi komunist.

Këtu keni 3 vendimet në një hark kohor prej 7 muajsh me të cilën ka ndodh një nga vjedhjet më spektakolare, më kriminale me firmë të Edi Ramës të tokës truall të dhuruar për gjimnaz në mes të Tiranës.

Me këto vendime, u vodhën, u rrëmbyen rreth 4900 m2 tokë.

Me vendimin e parë të Këshillit të Ministrave me nr. 642 datë. 02.10.2019, Edi Rama i dhuron vetes dhe Bollinos së tij 4020 m2 tokë dhe mbi 1600 m2 ndërtesë për një 1 euro për 20 vjet.

Pra, 4020 m2 tokë për 20 vite me 1 euro. E caktuar për shkollë, merret për pallat privat medie. Me VKM-në e dytë nr.157, datë 19.02.2020, 4 muaj më vonë, pasi oreksi i Ramës dhe Karlos së tij vijnë duke ngrënë, vendosin që të grabisin edhe një sipërfaqe shtesë prej 870 m2 po me 1 euro.

Dhe Edi Rama me firmën e tij amendon, shton në kontratë edhe 860 m2.

Por tre muaj më vonë, përsëri Edi Rama përdor firmën në mënyrën më abuzive, më korruptive, dhe me vendimin e tretë të Këshillit të Ministrave të datës 06.05.2020 nr.368, Edi Rama mbledh qeverinë për të prishur tre ndërtesat që ia kishte dhënë me qira vetes dhe Bollinos së tij.

Pra, fillimisht u dhanë me 1 euro, tani duhej të prisheshin. Nuk shpenzonin asnjë qindarkë, duhej t’ua prishte shteti. Kjo bëhet që të pastrohet toka, por edhe për më shumë. Kjo bëhet që investimet Rama-Bollino të tejkalojnë në vlerë, vlerën e tokës dhe të bëhen de fakto në vitet në vazhdim, pronë e tyre. Të bëhet pronë e tyre edhe toka.

Kjo tokë, e thashë, ishte e destinuar në planin rregullator të vitit 2013 për gjimnaz. Banorët e zonës bënë protesta kur panë se toka e dhuruar për gjimnaz po grabitej nga Rama dhe Bollino. Dhe ju mund të bëni një kontroll në mediat tuaja. Por natyrisht mburojë e këtij krimi qendronte SKAP-i i partisë, pasi ai ka, ose vepron, aktivizohet vetëm me porosi.

Ndaj dhe sot, unë ftoj qytetarët të shtrojnë disa pyetje për këtë aferë të shëmtuar korruptive. Pse u zhduk shkolla e mesme nga plani rregullues i bashkisë i vitit 2013 që do ndërtohej mbi truall të faluar nga familjet fisnike të Tiranës?

Edi Rama nuk ka tagër të ndryshojë asgjë me vendim qeverie në planin rregullues të qytetit të Tiranës.

2. Pse nuk u lidh kontrata e qirasë me Bashkinë e Tiranës, pasi prona ishte e bashkisë dhe pronarët e kishin dhuruar për ndërtimin e gjimnazit. Kjo së pari, se Këshilli Bashkiak, pavarësisht nga urdhri që merrte nga Edi Rama, do e kishte të pamundur të shumëzonte me zero, të hiqte një shkollë për të ndërtuar pallatin e mediave të Ramës dhe Bollinos.

Pra, u krye një krim, u shkel një ligj vetëm e vetëm pse Këshilli Bashkiak nuk mund të miratonte një vendim të tillë. Pse të mos nxirrej, në qoftë se konkludohej se kjo shkollë nuk duhej, ligji ishte se kjo tokë që me çmim reference kushton 1 milion e 250 mijë euro, pse të mos nxirrej nga bashkia në ankand?

Për të ndërtuar qoftë dhe ndërtesa sociale për banorët. Por do ndërtohej pallati Rama-Bollino me tre firma të Edi Ramës.

Pse nxori Edi Rama, VKM të veçantë, VKM-në e tretë, për të prishur objektet që sapo i kishte

marrë me Bollinon e tij?

Qëllimi pra është i qartë, që të mos shpenzohej një qindarkë për prishjen e tyre. Së dyti, në mënyrë që investimi të tejkalonte vlerën e tokës dhe këta të bëheshin pronarë të përjetshëm të tokës së vjedhur.

Së fundmi, në rast se i ndryshoi destinacioni, pse nuk e bleu me çmimin e referencës, por e dha me 1 euro, për të ngritur median e tyre në funksion të pushtetit të tyre, duke i privuar arkës së shtetit, vetëm me çmimin e referencës 1 milion e 250 mijë euro me tre vendimet e tij antiligjore, me të cilën ka përvetësuar këtë pronë.

Pra, ky është një akt unik, por Edi Rama ka me dhjetëra e dhjetëra vendime me të cilat ka vjedhur, ka rrëmbyer me sojin e tij prona, objekte, të cilat ne sigurisht në mënyrë të vazhdueshme do i paraqesim para jush.

Faleminderit!

PYETJE PERGJIGJET ME GAZETARET

Isa Myzyraj, OraNews: Shqipëria ka një histori edhe në sulmin ndaj medieve, edhe në mënyrë të tërthortë herë pas here të bërë edhe nga qeveria. A po kontribuoni edhe ju në një sulm ndaj medias në një sulm të tërhortë ndaj medieve, duke qenë se këto akuza nuk shoqërohen me dërgimin e këtyre akuzave në prokurori, për të ndjekur rrugën ligjore.

Sali Berisha: Absurde! Opozita është për të mbrojtur interesin publik nga cilido që e shkelmon atë, qoftë kryeministër, qoftë ministër, qoftë president, qoftë gjykatës, qoftë prokuror, qoftë cilido. Një opozitë që hesht para shkelmimit të interesit publik, nuk e meriton të jetë opozitë. Sali Berisha ka mbështetur dhe do mbështesë me forcën më të madhe, të gjithë ata punonjës në të gjitha nivelet e administratës dhe në institucione të tjera, që zbatojnë ligjin dhe vetëm ligjin. Sikundër do të denoncoj këtu, çdo shkelës të ligjit, i cili me aktin e tij, kryen një krim. Nuk jam unë që sulmoj SKAP-in e partisë, është SKAP-i që shkelmon dhe vetëposhtëron veten e tij në një pozicion mercenari, si një organizatë kriminale në veprimet e tyre. Sigurisht që unë jam kryetari i një partie kryesore opozitare, unë do mbaj qëndrime. Unë para jush kam denoncuar rastin Beqaj, të cilin SKAP-i për herë të dytë e amnistoi me urdhër të Edi Ramës. Atëherë mund të tolerohet kjo pa u denoncuar. Unë u thashë ju, se akuza që i vunë, ishte për ta nxjerrë të pafajshëm. Dhe e detyroi gjykatësin të reagojë për së dyti ndaj amnistisë së Beqës.  Po të jap një shembull të dytë. Dje brenda orëve, falangat apo larot e SKAP-it të Edi Ramës, kërkuan largimin e gjykatëses, e cila firmosi ndryshimin e Kushtetutës për Sali Berishën. Ka kryer një krim të rëndë kushtetues. E firmosi me urdhër të partisë. Por meqenëse mori një masë po arresti, por shtëpie për Malltezin, e quajtën konflikt interesi, një njeri që nuk e ka takuar kurrë Jamarbër Malltezin, por që ka marrë një apartament nga administratori i kompanisë, që nuk ishte pjesë e këtij procesi dhe kërkuan përjashtimin e saj nga procesi. Ndërkohë denoncimet e përsëritura të miat, për vendimin në konflikt të plotë interesi të gjykatëses, që fshihet prapa krimit të saj, që thotë se nuk jam Maneku, por jam Gjoka, që është shkarkuar me firmën time për korrupsion nga detyra, dhe që ka probleme të tjera- ta ketë të qartë, për atë SKAP-i i partisë nuk thotë asnjë fjalë, hesht si fija e barit. Aty nuk ka konflikt interesi. Por nëse vetëposhtëron kush veten, janë këta që e vetëposhtërojnë veten, jo ne që i nxjerrim këto. A apo të them unë për oficerin e policisë sekrete. Si mund të qëndrojë ai në detyrë, kur Kushtetuta dhe ligji i prokurorisë e nxjerrin jashtë detyrës? A duhet të zbatojë prokuroria ligjin e ri të vetin, të miratuar nga kjo mazhorancë? Po pse për qytetarin e thjeshtë respektohet, kurse për skafistin Kraja, ish-prokurorin politik të diktaturës hoxhiste, nuk mund të respektohet? Kujt ia shesin këto standarde këta? Dhe këta mendojnë të përdorin këtë si mburojë, se janë prokurorë, se janë speciale. Merr Millonain, do e sjell këtu, do e dëgjoni me veshët tuaj deklaratën e saj famoze se korrupsioni konsumohet edhe duke zbatuar ligjet. U them një gjë, po edhe në dosjet e Sigurimit të Shtetit nuk gjen një gjë të tillë. Pse nuk gjen. Sepse sigurimi kishte një gjë, Kraja me shokë kishte një gjë, i torturonin deri në atë shkallë sa të firmoste. Pa firmë nuk kishte. Ju tregoj një episod. Po e pushkatonin tjetrin nga Vithëkuqi. Koncepti i atëhershëm i deklasuar dhe i duhej sigurimit, e kishte praktikë të veten, për të ushtruar terror psikologjik mbi popullatën, kapte një këtu, një në Kolonjë, një në Has, e me radhë dhe i përgatisnin dhe i pushkatonin. Si u pushkatua vithkuqari. I thotë ti ke vrarë filanin. E vrasin vetë fshatarin, ke vrarë filanin, po i thonë. Ti ke marrë armën në filan vend nga zbulimi grek. Jo thotë, unë kam qenë brigadë pune, se ishte i persekutuar, unë skam mbajtur kurrë armë në jetën time. Si përfundim, pas një procesi që e shtrojnë në dru, e torturojnë pranon, po thotë e kam vra. Dhe tani, e dënojnë me vdekje. Vjen në presidiumin e Kuvendit Popullor. Ramiz Aliaj, në krah të tij Kristaq Rama. Për hirë të vërtetës i thotë presidiumit se, ky fshatari ka deklaruar para gjykatës se unë kurrë nuk kam pasur armë zjarri në dorë. Unë edhe në ushtri që kam bërë dy vjet, nuk lejohej që ata nuk stërviteshin me armë zjarri, por mbanin armë druri. Prandaj ato që kam thënë në prokurori, i kam thënë në dajak. E lexon ai dëshminë e tij. Ramizi, po thotë e ka detyruar prokuroria me tortura, megjithatë Ramizi e Kristaqi firmosin pushkatimin. Të paktën ata e merrnin një firmë, këta nuk marrin firmë, nuk pyesin. Këta nuk marrin firmë, vendosin pa pyetur fare. Unë e them këtë në interesin më të thellë shoqëror, pa pasur fakte absolutisht të pakundërshtueshme. E kam thënë dhe do ta bëj, se ky është një repart shumë i rrezikshëm për shoqërinë shqiptare. Kurrë ndonjëherë nuk ka ekzistuar një njësi e tillë në shoqërinë shqiptare. Arben Rakipi ka akuzuar Sali Berishën për krime kundër njerëzimit dhe nxori përpara si dëshmi një shishe. Çfarë kishte shishe? Helmin, mirëpo ai ishte Pepsi Cola. Dhe një gazetar i tha, kjo është shishja, tha po. E mori e hapi e i tha kjo është Pepsi, ca helmi është. Tani Arben Rakip famozi megjithë këtë nuk lëshoi urdhër ndalimi për të dalë jashtë shtetit. Sepse nuk i lejoi vetes të shkojë deri në atë shkallë sa të marrë pushtetin e parlamentit. Atij i thanë do e akuzosh dhe mua më akuzuan për krime kundër njerëzimit me shishe Pepsi. Por nuk i lejoi vetes të marrë pushtetin e parlamentit për hirë të Fatos Nanos që ishte kryeministër. Nuk e bëri. Solli në parlament kërkesën për të lejuar prokurorinë për të bërë hetimet dhe parlamenti vendosi. Ndërsa këta marrin haptas pushtetin e parlamentit. Në vend që të ketë një shqetësim madhor për këtë standard antikushtetues, përkundrazi mendojnë se mund të mashtrojnë shqiptarët. Jo do ti nxjerrim fytyrën siç e kanë, do ti denoncojmë në mënyrë të vazhdueshme si klube kriminale brenda prokurorisë dhe gjykatës.

Daniela Maloku, ReportTv: Për tu ndalur pak te denoncimi që i bëtë medias ReportTv, pse nuk keni treguar asnjëherë deri më tani, aktin e dhurimit të kësaj toke, që ju pretendoni tek Bashkia, e keni këtë dokument.

Sali Berisha: Se çfarë bën bashkia, unë nuk jam në arkivin e bashkisë, por unë të garantoj se aty ka tokë të pronarëve, mes të cilëve Begeja, Saliaga dhe të tjerë. Ajo është tokë pronarësh. Por marrim variatin tjetër. Nuk është tokë pronarësh, është tokë publike, se e Kristaqit nuk është. Ja ku e kemi ‘Plani rregullues i vitit 2013’. E supozojmë se nuk ka asnjë pronar, është tokë publike e destinuar për shkollë të mesme. E di si ja bën Karlo në këtë rast, ta tregoj unë ty. Më kujton dy personazhe të Çehovit, që dolën në pyllë për gjah, dhe duke gjuajtur vranë një njeri gabimisht, një i vobektë.  E kontrollojnë, i gjejnë ca kopjekë, qindarka të rublës dhe i gjejnë një kuti sardele. Njëri thotë ta hapim këtë kuti, jo i thotë jemi në kreshpë, nuk mund ta hapim. Edhe Karloja thotë, nuk ishte dhuratë e familjes, por ishte tokë publike. Ishte dhuratë, tokë me pronarë. Problemi është nëse nuk ishte me pronar, ishte tokë publike e garantuar për gjimnazin. Di që pronarët protestuan kohë të tëra aty kundër Bolinos. Bolino kishte Ramën, kundër Ramës ata. Kështu që asgjë nuk ndryshon aty.

-Ditën e sotme Fatmir Mediu, aleat tradicional i të djathtës, ka propozuar sot një federatë. A do të jetë kjo federatë çadra e re e juaja. Do të zëvendësoni Ilir Metën me këtë strehë të re.

Sali Berisha: Është në natyrën time që i studioj dhe i marr me seriozitetin më të madh, propozimet e aleatëve. Do të studioj propozimin e tyre. Unë natyrisht aleanca të reja krijoj, por të vjetrat nuk i lë, është natyra ime. Ke dëgjuar ti ndonjëherë, gjej ti një njeri që të thotë më preu në fjalë, Sali Berisha.

Anisa Kadesha, RTSH: Z. Berisha a i druheni një bashkëpunimi të Lulzim Bashës në parlament me mazhorancën, për miratimin e reformës zgjedhore. Basha i ka paraqitur sërish sot, nismat e tij, dhe do ti depozitojë në Kuvend nga Enkelejd Alibeaj, si bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore.

Sali Berisha: Ky është një uzurpim që Edi Rama i bën postit të përfaqësuesit legjitim të opozitës, Oerd Bylykbashi, dhe zgjedh përfaqësues të Lul Bravës, i cili më së shumti përfaqëson Taulant Begoyarisin. Se edhe Rama tani Bashën ja ka deleguar Taulantit. Siç e keni parë vetë ju.

Edon Kuqi, Zëri: Në rastin e operacionit ‘Metamorfoza’ kur u arrestua biznesmeni Pëllumb Gjoka, ju nisët një fushatë për lidhjet e tij me PS-në. Edhe akuzat ndaj ministrit Balla dhe ish-drejtorit të AMP-së Ardi Veliu. Por prej 4 ditësh, ish-truproja e juaj Erzen Breçani është arrestuar. Në këtë rast ju jeni mjaftuar vetëm me deklaratën që prisni përfundimin e hetimeve. Keni një koment më tej për akuzat që ka bërë SPAK ndaj Breçanit dhe të birit të tij, duke iu referuar njohjes që keni pasur me të.

Sali Berisha: Së pari, Erzen Breçani të garantoj se nuk ka qenë kurrë në jetën e tij, badigard i Sali Berishës dhe kjo është një gënjeshtër e bazuar në mashtrime. Nuk ka qenë jo se Sali Berisha ka pasur vërejtje për të, ai ka qenë një polic gjerësisht i vlerësuar në kryerjen e deyrës në të gjitha postet që ka pasur. Kështu që t’i themi ato siç janë. Së dyti, për Erzen Breçanin dhe për çdo njeri tjetër, Sali Berisha ka vetëm një qëndrim, ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin.  Kushdo që ka shkelur ligjin, duhet të bëhet përgjegjës para ligjit. Së treti, se kam dëgjuar unë, dhe dua t’i them atij anëtarit të bandës së Bajrit, që deklaron se ajo kulla e Matës qenka e një të afërmi tim, unë kërkoj që nesër, nëse është e një të afërmi tim, ajo të konfiskohet. Unë nuk kam asnjë dijeni. Po i them anëtarit të bandës Bajri, mirë është të shkojë dhe të japë llogari dhe të mos mendojë se do kalojë krimet që ka kryer në emër të bandës, duke shpifur, duke trilluar, duke folur poshtë e përpjetë. Se ato nuk e shpëtojnë. Se ai është anëtar i paguar i bandës së Bajrit, me dokumente. Me dokumente! Siç e kam akuzuar atë unë njëherë për hjekës në vrasje, se është vrarë djali 24-vjeçar në Zemblak, vetëm e vetëm pse denoncoi te ai, i keqpërdorur nga policia dhe të gjitha anët, denoncoi parcelat e drogës të oficerëve të policisë në Korçë dhe mori plumb pas koke në Zemblak 24-vjeçari. Tani i them atij, avash avash, duhet të marrësh atë që do marrin Bajrët me shokë.  Duhet t’ia them këtu, sepse kur Bajrët ulën në studiot televizive, bashkë me ju, dhe u kapardisën si njerëz me njohuri të thella, për faktin e vetëm se janë anëtarë të bandave më të rrezikshme, ata e meritojnë të shkojnë atje ku e kanë vendin dhe jo në studiot televizive. E them këtë në emër të interesit publik, për të tjerat do njiheni më vonë. Në fund, çdo njeri që shkel ligjin, duhet të marrë atë që meriton. Nuk kam asnjë lloj komenti tjetër, pavarësisht se kush është. Nuk gjen kush kurrë një njeri që të kem mbrojtur një shkelës ligji. Asnjëherë!

Jolldiz Mitro, TvKlan: Ju thatë se i merrni shumë me seriozitet propozimet e aleatëve tuaj. Sot Agron Duka ka bërë një propozim që ju dhe Basha ti thirrisni  arsyes. Po këtë konsideratë, propozim do ta merrni në vlerësim.

Sali Berisha: Ju e dini që nuk ka dallim Basha-Balla, Balla-Basha. Njërit i them Brava, tjetrit i them Bego. Ata në substancë janë një. Nuk mund të ndodhë kurrë që kjo parti të shkrihet me Ballat dhe me Bravat. Jo, aq më tepër që pavarësisht nga rrethanat, por akuzat e fundit të hetimit të 4 gazetarëve të BBC, dhe angazhimi i tyre për të vazhduar hetimin për paratë ruse të marra, unë do i thoja çdo opozitari, të mbajë shënim dhe të ketë kujdes sepse opozita shqiptare është një opozitë, për definicion, me kontribute të mëdha kundër interesave strategjike ruse në Shqipëri dhe rajon.

Daniela Maloku, ReportTV: Në 2013, Lulzim Basha ka qenë kryetar bashkie. Pse nuk e nisi ai ndërtimin e këtij gjimnazi.

Sali Berisha: Këtë pyetje drejtojani atij. Problemi është këtu, në ligjin urbanistik dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetute, ajo pronë nuk mund të tjetërsohej sepse ishte përcaktuar për gjimnaz. Edi Rama dhe Bollino u përpoqën prej 8 muajsh me këshillin bashkiak, sepse edhe donin ta mirrnin por edhe nuk donin të paguanin më shumë se 1 euro, sepse këto janë procedura. Këshilli bashkiak nuk mund të votonte për një pronë që kushtonte 1 milionë e 250 mijë euro me referencë dhe ta jepnin për 1 euro. kështu që gjetën zgjidhje me vendim të Edi Ramës, ku firma e tij nuk ka të ndalur.

Anesti Bajramemaj: Basha ju ka akuzuar ju se bashkë me Edi Ramën po asfiksoni klimën parlamentare dhe ai justifikohet me këtë fakt mungesën e tij në parlament. A po e pengoni Lulzim Bashën të bëjë opozitë në parlament.

Sali Berisha: Kur merr përsipër të bësh rolin e qesharakut nuk ke të ndalur. Ndaj dhe Basha i intereson në këtë periudhë të mbrojë Ramën, që shkel kushtetutën në parlament, duke e krahasuar me mbrojtësit e Kushtetutës në Parlament.

Isa Myzyraj, OraNews: KLP ka dalë në një deklaratë për shtyp ku ka dënuar sulmet ndaj prokurorëve të SPAK dhe sigurisht nën rreshta i dënon sulmet tuaja ndaj Krajës dhe Millonait. Garda i ka vendosur edhe 2 truproja shtesë gjyqtares Irena Gjoka. Z. Berisha, për opinionin publik dhe institucionet e tjera, sulmet e Sali Berishës a duhet të përbëjnë kërcënime të rënda dhe a keni menduar që ndoshta ta ulni dozën e sulmeve se ende nuk keni paraqitur prova shumë të qarta që organet e drejtësisë të merren me to.

Sali Berisha: Përsa u përket rojeve, uroja të ua 2-3 fishojnë. Nuk kam asnjë lloj objeksioni që të merret ndaj çdo masë sigurie ndaj cilitdo që nuk ndihet i sigurtë. Së dyti, si gazetar që je dhe publikun, gjatë jetës time si opozitar, për fatin absolutisht jo të mirë, jam detyruar në qindra e qindra raste të denoncoj para medieve, në studio, në rrjetet e mia sociale, banda kriminale dhe lidhje të qeveritarëve me krimin. E kam bërë këtë më shumë se të gjithë politikanët shqiptarë të marrë së bashku, shpeshherë para medieve, por me qëllim të caktuar. Krimi i organizuar shqiptar bën një rrezik madhor për jetën, shoqërinë shqiptare dhe lirinë e medieve. Dikush duhet ta denoncojë. Nëse askush nuk heshtë, ata nuk duan më shumë se heshtja. Në rast se një gazetar hesht, në rast se dikush tjetër hesht, unë e mirëkuptoj se nuk ka mbrojtje. Por dikush duhet të flasë dhe unë zgjedh veten time ti denoncoj. Ky është Pëllumb Gjoka, apo se si quhej një vrasës në Selenicë, apo Harizi, apo Plarent Dervishi, Rrahjat, apo cilindo kjo për mua nuk ka. Unë i denoncoj ato. A janë politikanët lidhje të tyre, unë i denoncoj dy herë më shumë. Një gjë të them në mënyrë absolute në masën 99% pa fakte unë nuk denoncoj. Mund të ndodhë tepër rrallë, që për një emër vjen një tjetër dhe bëj korrigjimin. Për mua ai që vret te dera e shtëpisë të riun, me prokurorin që prish provat dhe amniston vrasësin duke marrë 200 mijë euro, unë më kriminel quaj prokurorin se sa atë që shkrepi. Vrasësi është jashtë ligjit, por prokurori është njeri i drejtësisë, i besimit të drejtësisë për të ndëshkuar atë. A mund të heshtë Sali Berisha për këtë. Kurrë. A ka prokurorë të tillë, ju jap me emra. Merr Alfred Shehun ti. A nuk bëri ai mashtrim publik para Elbasanit dhe Shqipërisë se në makinën e Mehmet Grecës nuk kishte materiale elektorale. A nuk e përgënjeshtruan pas 1 jave këtë.  Ti mendon se ky është i vetmi krim i Alfred Shehut? Ka dhe të tjera po kaq të rënda. A duhet dikush ti denoncojë këto apo ti mbulojë me heshtje, për të fjetur shoqëria mbi krimin, jo dikush duhet ti denoncojë. Sikundër do të mbështesë çdo njeri që shoh se bën ligjin. Këta vrasës së citoni këtu, ka pasur prokurorë që i kanë arrestuar, i kanë futur në burg. Por paratë e tyre i kanë nxjerrë jashtë sistemit këta prokurorë. Ndërsa këta që i mbrojtën, këta kanë mbrojtje sot. Sa e drejtë është kjo shoqëri. Këta i liruan, ata i burgosën. Për ti çuar një mesazh personal kryetarit të KLP-së, ministrit të Prokurorisë së Shqipërisë i them; bashkëpuno pak me ministrin e Drejtësisë, dhe bindje atë gjindjen tënde Maneku-Gjoka që ti tregojë të vërtetën ministrit të Drejtësisë se është i njëjti person me mbiemrin e vajzërisë dhe martesës. Këtë shërbim mund të ja bëjë Alfred Balla, prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë. Për të tjerat të jeni të sigurtë që ne vlerësojmë çdo akt të ligjshëm të tyre dhe do të denoncojmë çdo lidhje të tyre me krimin. Kjo është forcë politike që nuk ndikohet.

Pyetje: Do të bashkëpunoni ju, do të jeni pjesë e Federatës opozitare të propozuar nga aleatët tuaj, nëse aty do të jetë edhe Lulzim Basha i cili nuk e përjashtoi si mundësi.

Sali Berisha: Qëndrimi është i prerë. Me Taulant Ballën dhe Lulzim Bravën nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi. Opozita nuk mundet kurrë që të shkasë në pozicione të tilla. Opozita është e vërtetë, do të luftojë gjer në fund për të vërtetat që ajo mbron dhe fatmirësisht po bëhen gjithnjë e më evidente në opinion publik shqiptar dhe botëror.

Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nga nesër mosbindje civile pa ndalim, liria ka emër, votë e lirë!

Sali BERISHA Por nëse veçmas, çdo shqiptar ka të paktën nga një arsye personale për …