Dilema mbi kritikën e vetos greke

Nga Genc POLLO

Para dhjetë ditësh kancelari gjerman Scholz i tha medias se ishtekundërbilateralizimit të procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian. Këtë deklaratë kancelari e bëri në prani të kryeministrit grek Micotaqis, i cili ishte në vizitë zyrtare në Berlin. Kancelari me sa duket po i referohej mosnënshkrimit nga ambasadori i Greqisë pranë BE i një letre qarkore me të cilënautorizohej Komisioni Europian të çeltebisedimet meShqipërinë për disagrup-kapituj të projekt/traktatit të anëtarësimit. Meqë për këtë hap duhet unanimitet nga tërë shtetet anëtare Komisioni nuk mund të veprojë. Siç dihet motivi i Athinës ishte çështja Beleri.

1 – Vetot identitare

Kancelari Scholz duhet t’i japim të drejtë. Me çështjet e Ballkanit shtetet anëtare të BE jo rrallë kanë abuzuar me veton e tyre në Bruksel. Këtë lojë e nisi Greqia në fillim të viteve 90 kur një ministër i jashtëm aventuroz shpalli “armik” Maqedoninë me akuzën e grabitjes së emrit, historisë e kulturës. Ndonëse në bisedaprivate politikanëmiqmëkanëpranuar se kjoqasje ishte e padobishme opinioni pubilk grek u mbrujt me idenëShkupit “plaçitës” duke e vështirësuarkompromisin e marrëveshjenqë u arrit vetëm në v.2018. Pra me këtë mesele për një çerek shekulli Greqia pengoi rrugën e anëtarësimit të Maqedonsë (së Veriut) në NATO e BE.

Po kështu në disa intervale është sjellë edhe Bullgaria me Maqedoninë. Herë me pretendimin se mohonin që ishin bullgarë e aktualisht me pretendimin kontradiktor se nuk njihnin minoritetin bullgar. Sofia ka vënë herë pas here veton në BE kundër Shkupit. Në Bullgari pra disa vitesh kjo çështje u nxor nga arkivi dhe u trumbetua nga një president populisto-nacionalist; ai e ndezi opinionin publik e për pasojë kauza anti Shkup u përqafua herë me qef e herë nga halli shumica e partive parlamentare. Personalitete të mençura që e konsideronin absurde këtë ekstremizëm nuk i dëgjonte më kush.

Edhe Shkupi nuk mbetidorëjashtë duke provokuarGreqinë me ngritjene statujaveneohelenistike dhe Bullgarinë duke ritransmetuarfilmat e kohës së Titos që i paraqesin bullgarët si mongolë barbarë.

Po në fund të ditës mbetet një veto me pasoja negative për rajonin dhe Europën dhe e motivuar nga çështje identitare e historiko-kulturore të pakuptueshme jashtë rajonit.

2 – Vetot materiale

Por veto bilaterale është sport europian edhe për shtete të tjera në BE. Veçse motivet shtetërore janë më konkrete dhe materiale. Për shembullSllovenia e pengoi për një disaviteanëtarësimin e Kroacisësepsedonte një marrëveshje të favorshme për kufirin detar në gjirin e Piranit. Ajo e hoqi veton kur ndërhyrja e Brukselit bëri që Kroacia të pranonte arbitrazhin ndërkombëtar.

Po kështu edhe Çekia në v. 2014 kërcënoi me veto kundër statusit kandidat të Shqipërisë nëse Tirana për çështjen CEZ nuk tërhiqej nga arbitrazhi ndërkombëtar dhe nuk pranonte kushtet kompanisë shtetërore çeke. Megjithëse në arbitrazh shanset e fitores ishin të larta qeveria Rama e hëngri presionin dhe pranoi plotësisht marrëveshjen e diktuar nga Praga. Një vit më vonë Kontrolli i Lartë i Shtetit gjeti se kjo marrëveshje ishte e paligjshme, i kishte shkatuar 479 milionë euro dëm shtetit dhe depozitoi kallzim penal kundër ministrit të linjës. Një aspekt bizar i kësaj marrëveshjeje ishte detyrimi i palës shqiptare që në asnjë rast të mos ngrinte padi penale kundër personelit çek të CEZ ALBANIA: as për korrupsion e as për tjetër gjë. Kjo lloj amnistie është jo vetëm amorale por edhe dukshëm jo kushtetuese.

Por para “kauzës europiane” qeveria Rama nuk pyeti as për taksaparatë e as për kushtetutën.

Arsyet e vetos në rastet e mësipërme e në të tjera të ngjashme mund të jenë të drejta ose të padrejta, të arsyeshme ose të ekzagjeruara, parimore ose egoiste. Sido qofshin ato përdorimi i vetos europiane për çështje që nuk kanë lidhje me procesin e integrimit e anëtarësimit në BE është i padrejtë, i ekzagjeruar dhe egoist. Prandaj z. Scholz e shumë si ai kanë të drejtë kur shprehen kundër “bilateralizimit”

3 – A është rast Beleri një çështje e mirëfilltë bilaterale shqiptaro-greke?

Po qe se i referohemi tipologjisë së motiveve të mësipërme Athina:

-nuk po pretendon se Shqipëria po i përvetëson historinë (në fakt nëna e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë ishte princeshë nga fisi i Mollosëve, kushërinj me Ilirët, por ne nuk e kemi pretenduar zyrtarisht si (gjysëm) shqiptar);

-nuk po pretendon se jemi grekë e që shqipja është një dialekt i greqishtes (jetojmë në kohën e një dalldisjeje fejsbuku mbas pellazgjishtes edhe si çati e përbashkët por fatmirësisht kjo ende nuk është bërë argument i diplomacisë);

-nuk po pretendon që çështjen e kufirit detar me Shqipërinë t’a bëjë parakusht në procesin e Bashkimit Europian (ky ka qenë një proces strikt bilateral që prej 15 vjetësh ka ecur mes marrëveshjesh, anullimeve të tyre, negociatave të pafrytshme dhe dakordimit për arbitrazh ndërkombëtar);

-nuk po insiston që shteti ynë të paguajë demshpërblime për aksh kompani greke (nuk do të ishte çudi por nuk është ky rasti).

Përtej këtyre rasteve tipike bilaterale lipset të vërehet se Athina nuk po pëdor veton minoritetin grek që teorikisht do të kishte bazë ligjore (Kriteret e Kopenhagenit, të cilat duhen përmbushur nga shtetet kandidate për në BE, flasin shprehimisht për të drejtat e minoriteteve) ndërkohë që Budapesti sinjalizon se mund të votojë kundër çelejes së negociatave të anëtarësimit të Ukrainës në BE pikërisht për gjendjen e pakicës hungareze në Transkarpate.

Siç e kam argumentuar në shënime të mëparshme Beleri është një rast i qartë i dhunimit të shtetit ligjor e të demokracisë, i të drejtave civile e politike; vetë Fredi Beleri është një i burgosur politik, i pari i burgosur politik në shekullin 21 në Shqipëri dhe prandaj një precedent i rrezikshëm (duke parë zhvillimet e muajit të fundit me trishtim duhet shënuar edhe se ai nuk është më i vetmi i burgosur politik).

Lidhja e vetme formale e Belerit me Greqinë është shtetësia e dyfishtë shqiptare e greke e tij. Por edhe kundërshtari I Belerit në garën bashkiake po ashtu ishte.

4 – Rehabilitimi i vetos si këmbanë për Komisionin

Duke ngritur çështjen Beleri në Bruksel Athina nuk ka ngritur një çështjedypalëshegreko-shqiptarepor një çështjeabsolutisht të brendshme, tërëndë e të rëndësishme të shtetit shqiptar. Greqia është një shtet i vogël në BE ku influenca shihet në përpjestim me madhësinë e çdo shteti anëtar. Vetoja greke, për shkak të përvojës së shkuar me Shkupin mund të shihet me dyshim në Bruksel si bariuqëthirri pa vend “ujku, ujku!”. Por ndërhyrja e Greqisë duket se mbush vakuumin e krijuar nga inercia, heshtja e symbyllja e Komisionit Europian. Pikërisht Komisioni, ky organ primar i Bashkimit Europian me detyrë funksionale të verifikojë Kriteret e Kopehagenit në vendet kandidate si Shqipëria, heshti deri në nëntor për Belerin ndërkohë që denonte arrestime arbitrare në Azerbajxhan e gjetiu. Raporti “Shqipëria 2023” i Komisionit, i publikuar këtë muaj, e paraqet shkurt e formalisht saktëçështjen Beleri porçuditërisht jo tekkapitulli i demokracisë e i të drejtave themelore por tek ai mbi raportet me fqinjët (për hir të së vërtetës lipset të themi se për herë të parë në këtë dekadë raporti ka dy tre paragrafe të ndrojtur që përshkruajnë dhunimin e të drejtave parlamentare të opozitës; ky është një zhvillim i mirëpritur edhe pse dhjetë vjet i vonuar. Por këto në shënim tjetër). Heshtja e Komisionit Europian mund të ketë disa arsye. Por më e dukshmja është nevoja për të paraqitur si success story organet e drejtësisë post-reformë ku Komisioni investo një kapital politik e financiar të konsiderueshëm; kuptohet me synime pozitive. Ndonëse privatisht diplomatë të ndryshëm e pranojnë se reforma rezultoi shumë problematike burokratët e Komisionit nuk ka si të kenë interes institucional dhe kurajo morale të pohojnë se drejtësia e re por prodhon të burgosur politikë; gjë që drejtësia e vjetër, megjithë mëkatet e dobësitë e veta, nuk e bëri që nga viti 2000. Për të plotësuar me nota pozitive kuadrin e BE lipset të thuhet se Parlamenti Europian dhe parti kryesore të tij janë shprehur qartë e drejtë për çështjen Beleri.

Po kështu mund të flitet edhe për heshtjen e dy organizatave europiane me fokus tek të drejtat themelore dhe që kanë zyra në Tiranë: Keshilli i Europës dhe OSBE nuk janë shprehur dhe kjo ngre pikëpyetje e fton një debat mbi dobishmërinë e tyre. Po këtu duhet shtuar se Kongresi i Autoriteteve Lokale (brenda KiE) ka denoncuar arrestimin në Himarë dhe ODIHR (brenda OSBE-së) e përmend rastin Beleri në raportin mbi zgjedhjet lokale të majit 2023.

Në këtë kontekst vlen të konsiderojmë se cfarë mund të ndodhte në skenarin hipotetik ku qeveria greke nuk do të kishte interes për Fredi Belerin, nuk do të çante kokën nëse u arrestua ai dhe do të merrej me punët e veta. Barra për të denoncuar e luftuar precedentin e burgosjes politike do të mbetej kryesisht tek opozita e cila aktualisht është si zjarrfiksi i vetmuar para zjarreve në çdo lagje të qytetit. BE e SHBA përveç frenimeve të mësipërme janë të absorbuar nga krizat e konfliket në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme. Si pasojë Ballkanin e shohin më shumë në prizmin gjeopolitik dhe më pak në atë demokratik. Prandaj më duket, edhe pse kam alergji ndaj vetove bilaterale, se ndërhyrja greke në Bruksel për çështjen Beleri mund të ketë pasoja pozitive pasi mund të ngrejë qepallat burokratëve cinikë. Pra për t’a thënë me fjalët e Edi Ramës “po qe se bëhet kaq e madhe kjo e Belerit në dreq vaftë edhe kjo puna e Evropës!”.

Dhe për t’a mbyllur me një kontekstualizim jo-ironik të një evolucioni: kryeministri, i cili në v2014 për të marrë statusin kandidat nuk u tut nga humbja e qindra milion eurove nga buxheti i shtetit dhe nga shkelja e kushtetutës, dhjetë vjet më vonë thotë në dreq vaftë anëtarësimi në BE po qe se nuk ndaj dot tokat e bregdetit me njerëzit e mi.

About Redaksia

Check Also

Diaspora amerikane i përbuz komunistët

Nga Redin HAFIZI Diaspora e vërtetë në Amerikë kurrë nuk do të votojë për partinë …