“Nuk humbëm, kjo ka rëndësi”, Allegri i sinqertë

Nuk ka fitues në derbin e Italisë, me Juven e Inter që ndajnë nga një pikë pas barazimit 1-1. Në shifra, kjo ishte një sfidë mes të barabartësh, mbase zikaltërit kisha diçka më shumë, teksa mbajtën 65% topin dhe goditën 4 herë kuadratin. Më në fund, zhbllokohet edhe Dusan Vlahovic, me sulmuesin serb që e bëri këtë pikërisht atëherë kur duhej.

Në minutën e 27-të, Vlahovic gatoi golin e avantazhit, rikuperojë një top në mesfushë, më pas u shërbye nga Chiesa dhe me një goditje të bukur mposhti portierin Sommer. Zikaltërit iu përgjigjën në të njëjtën formë në minutën e 33-të. Thuram futi një top të bukur në qendër, aty ku Lautaro Martinez dogji mbulimin e Rabiot duke barazuar shifrat.

Në pjesën e dytë, historia e këtij takimi ndryshoi ndjeshëm pasi dy ekipet bën pak në fazën ofensive, më shumë u kujdesën të mos lejonin hapësira. Edhe zëvendësimet e shumta ulën disi ritmin, ndërsa Inzaghi hodhi në fushë në minutën e 83 edhe Kristjan Asllanin, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Me 32 pikë pas javës së 13, Inter qëndron në krye, plus dy pikë në raport me Juven dhe plus 6 me Milanin e vendit të tretë. Max Allegri ishte i sinqertë pas sfidës ku theksoi se përballë Interit ishte më e rëndësishme të mos humbisnin:

“Skuadra bëri një paraqitje të mirë, nuk ishte e thjeshtë. Kishte tre vite që Juve nuk luante për vendin e parë të klasifikimit. Të qëndrosh dy pikë pas Interit është një rrugëtim i rëndësishëm. Kundër Inter ishte më e rëndësishme të mos humbisnim, do na bënte keq”, u shpreh Allegri.

Ashtu si trajneri i Juves, edhe Inzaghi del i kënaqur nga kjo ky përfundim, fundja një pikë në Torino nuk është për t’u hedhur poshtë: Ata, Juve, ashtu si Milan dhe Napoli, janë të ndërtuar për të qëndruar në krye të klasifikimit, ashtu siç e demonstrojnë edhe numrat”, theksoi Inzaghi.

About Redaksia

Check Also

UEFA merr vendim, Serbia pa tifozë në Tiranë

Vetëm pak orë pas përcaktimit të grupit për kualifikuese të Kupës së Botës 2026, UEFA …