Patronazhistja e PS në grupin e vjedhjes së makinave që merrnin me qera

Iva bodurri juristja e juriste e Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor Elbasan, është arrestuar gjatë ditës së sotme.

Iva Bodurri përveç punës së saj në këtë drejtori, mësohet se është edhe patronazhiste e PS-së. Siç duket në qendër të fotos, Iva Bodurri është patronazhiste dhe përfaqësuese e Partisë Socialiste dhe anëtare e KZAZ 49 në zgjedhjet lokale në Elbasan, 14 maj 2023.

Iva Bodurri, juriste e Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor Elbasan (DRSHTRR) është arrestuar nga policia, për shpërdorim detyrë dhe falsifikim dokumentesh.

30-vjeçarja, sipas policisë dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke falsifikuar kontrata për pronësinë mbi 3 automjete të marra me qira, të cilat u shitën në kundërshtim me ligjin, nga shtetasit Thanas Beko dhe R. L. (Th. B., i arrestuar dje; R. L. punonjës i DPSHTRR Elbasan, ende në kërkim), pasi iu hoqën GPS.

Punonjësja e DRSHTRR-së, e cila ishte shpallur në kërkim një ditë më parë, u vu në pranga në kuadër të operacionit ‘Fraud’, ndërsa policia ka sekuestruar 3 automjetet, ndërkaq vijon puna për kapjen e shtetasit R. L.

Mësohet se Thanas Beko dhe njëri prej punonjësve, kishin marrë me qira 3 automjete dhe më pas u kanë hequr GPS dhe i kanë falsifikuar dokumentet mbi pronësinë dhe dokumentet e tjera, i kanë shitur kundrejt vlerës 20 000 euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtijsh

About Redaksia

Check Also

GJKKO lë në fuqi vendimin për Bllukun, pezullimii ushtrimit të detyrës!

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuar këtë të shtunë (22 …