Beci i Ramës rikthen yllin komunist në Shkodër!

Kryebashkiaku i Ramës, Benet Beci ka festuar sot për herë të parë 29 Nëntorin në Shkodër. Beci dhe komunistë e socialist kanë bërë homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve.

Mes personazhe të politikës së majtë, i pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Benet Beci.

Ajo që vihet re është se në varreza është vendosur ylli komunist. Ndërkohë komunistët bënë thirrje; “Enver Hoxha, Enver Hoxha”.

Sakaq, sekretari i Partisë Komuniste, Gjon Bruçi gjate ceremonisë në Varrezat e Dëshmorëve në Shkodër në përkujtim të Çlirimit të Shqipërisë, nderoi me grushtin komunist pranë Ushtarit të Panjohur. Bruçi thotë se komunizmi dhe diktatura e Enver Hoxhës nuk kreu asnjë krim ndaj popullit shqiptar.

About Redaksia

Check Also

Pakti i dështuar për universitetin

Nga Alvi Musaraj Në Shqipëri, “Pakti për Universitetin” është një dokument i bashkërenduar, i lindur …