Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, kjo është betejë për jetën dhe vdekjen e demokracisë. Berisha tha se, shqiptarët nuk mashtrohen më, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.
“E vërteta është se Edi Rama e ka kuptuar se humbi kontrollin mbi opozitën.
Asgjë nuk mund të na pengojë ne pa ushtruar të drejtën tonë kushtetuese. Ne do mbrojmë Kushtetutën me çdo çmim dhe çdo mjet.
Ne do i kundërvihemi grushtit të shtetit brenda shtetit me çdo mjet për të mbrojtur Kushtetutën.
Ndaj, cilido që e ndjen këtë detyrim sot, nuk është problemi i PD-së më, nuk është çështje e ekzistencës së PD-së më, jo, është çështje e ekzistencës së pluralizmit dhe demokracisë, është çështje e Shqipërisë kjo.
Partia ka sovranitetin e saj, por kur cenohet sovraniteti i vendit, nuk ekziston më sovranitet.
Mendoj se në këtë kuadër, duhet të përqendrojmë të gjithë qëndrimet tona. Në këtë kuadër, duhet të projektojmë të gjithë qëndrimet tona në një betejë pa kthim gjer në përmbysjen e këtij regjimi puçist.
Edi Rama shtrin dorën e zezë dhe merr pushtetin e parlamentit.
Rama me një gjykatës apo prokuror laro, rrëmben pushtetin e parlamentit vetëm e vetëm për absolutarizmin e tij. Për asgjë tjetër.
Pse i duhet ajo? Sigurisht i duhet në radhë të parë ndaj kundërshtarit kryesor politik. Por i duhet për t’ia vënë çomangën pas koke të gjithë atyre që guxojnë ta kundërshtojnë në vathën e tij.
Ndaj dhe mendoj që ky dhjetor që vjen, duhet të gjejë PD-në në këmbë, të gjithë ata që duan.
Unë e kuptoj dhe nuk duhet të kemi as hatërmbetje, as qejfmbetje me ata të cilët nuk janë të përgatitur. Nesër ata do e kuptojnë se nuk ishte koha për t’u shmangur.
Por të jeni të sigurt që janë me qindra e mijëra që janë të gatshëm dhe presin vetëm udhëheqjen tonë. Ajo që ndodh me 43 deputetë, duhet të multiplikohet me qindra raste kudo.
Shpreh besimin e madh se PD do ia dalë, se opozita do ia dalë. Se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe investimi ynë për demokracinë, është edhe ky një faktor mbështetës për ne në këtë përpjekje.
Kur përmbysëm diktaturën e parë, ne ishim pothuajse jashtëtokësore. Kurse sot jo, sot përmbysim diktaturën e vendosur në një vend anëtar të NATO-s.
Koha pra është e betejës pa kthim. Kam shumë besim që ne do ta bëjmë atë. Nuk mashtrohen më shqiptarët. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.
Pse do u themi ne ka zgjedhje, kur vrasës seriale kalojnë nga një qendër votimi në tjetrën. Nuk është për luftë dita e votimit, dita e votimit është për civilitet për të votuar.
Dhe ne bëmë shumë mirë që morëm pjesë dhe e nderuam. Por nuk përsëritet më ajo ditë. Kjo është betejë për jetën dhe vdekjen e demokracisë. Shqiptarët nuk mashtrohen më, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.
Urdhëroni çfarë bën, rrëmben një e nga një pushtetet e parlamentit për shkak të urrejtjes patologjike atërore që ka për opozitën.
Nuk mund ta durojmë.
Unë pak a shumë këto probleme ngrita edhe me kryetarët e degëve, por e kemi domosdoshmëri që në epiqendër të veprimtarisë, secili nga ne të vendosë betejën pa kthim”, u shpreh Berisha.
Check Also
Pavarësisht se kush do jetë pas zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë, nuk besoj kurrë se do pranojë të trashëgojë akte të mafies shqiptaro-amerikane
Kryetari i PD, Sali Berisha është pyetur nga qytetarët edhe për zgjedhjet në SHBA. Berisha …