Vjedhje ordinere/ Si u bë Carlo Bollino komshi me familjen Begeja?

Ditën e sotme në Syri Televizon ka startuar emisioni më i ri investigativ i quajtur ‘Plug’ me autor gazetarin Julian Hoxha. I ftuar ditën e sotme në ‘Task Force’, Hoxha ka komentuar përmes dokumentave dhe fakteve që tregojnë se si Edi Rama ka bërë mikun e tij italian, botuesin Bollino, pronar toke në mes të Tiranës në shkelje të ligjeve të vendit.

Hoxha u shpreh se qeveria e ka dhënë këtë pronë për 1 euro dhe që ta jepte me 1 euro vijmë te ndryshimet e VKM që pas vitit 2014 ka pësuar 9 ndryshime që i kanë hapur rrugë këtyre klauzolave.

“Shkeljet janë bërë nga pala që e ka dhënë pronën me qera nga qeveria. Deri këtu qeveria ka përgatitur terrenin të kërkojë një pronë publike.

Në vitin 2019 jepet prona me qera, bëhet procedura dhe ministria e financave e nxjerr këtë pronë me një vlerë fillestare që të gjithë garuesit do të duhet që të jepnin më shumë se sa 6 mijë euro  (çmimi dysheme i kësaj prone).

Pra qeveria me këtë tregon që e kishte përllogaritur veten, e dinte se sa do të kushtonte kur ajo ta shiste apo ta jepte me qera.

Më pas zhvillohet procedura e prokurimit dhe pasi zhvllohet procedura e konkurimit bëhet edhe akti tjetër, ai i lidhjes së kontratës së qerasë ndërmjet Ministrisë së Financave dhe zotit Bollino dhe këtu fillon dyshimi i parë për shkelje ligji.

Këtu qeveria e jep këtë pronë për 1 euro dhe që ta jepte me 1 euro vijmë te ndryshimet e VKM që pas vitit 2014 ka pësuar 9 ndryshime, 9 ndryshime që i kanë hapur rrugë këtyre klauzolave.

Pasi është lidhur kontrata një euro për 4021 m/ katrorë zoti Bollino aplikon te qeveria për leje ndërtimi 3 muaj pasi prona ishte dhënë me qera ai mer lejen e ndërtimin.

Këtu nisin shkeljet e rënda të qeverisë. Ky është problem mjaft i madh pasi zoti Bollino ka aplikuar për kontratën që ka marrë pronën me qera dhe në këtë kontratë nuk e disponon të plotë pronën publike”, u shpreh Hoxha.

“Vjedhje ordinere”, Gjokutaj: Rast unik!

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ka folur për mënyrën se si u bë Carlo Bollino komshi me familjen Begeja në Tiranë.

Gjokutaj e ka quajtur një rast unik për sa i përket vendimmarrjes nga ana e qeverisë së Edi Ramës, pasi është bërë një VKM vetëm për një person, duke e cilësuar si një vjedhje të hapur.

Rasti është unik, në mënyrën si është konceptuar, ideuar, si ka ecuar, ka evoluar. Këtu nuk kemi dy standarde, kemi dy trajtime kriminale të pronarëve, trajtim kriminal i pronarit real dhe trajtim kriminal i pronës, e cila i jepet një pronari fiktiv. Këtu ka shkelje të ligjit të administrimit të territorit, këtu kemi shkelje të karakterit penal, kemi shkelje të kodit civil, pra këta nuk kanë ditur se çfarë kanë bërë. Bolino ka dhe Rama na, në çdo moment, sepse nuk mund të ketë një procedurë të tillë me qera godinash, pastaj ndërtohet merret leje ndërtimi dhe do të privatizohet më mbrapa.

Dhe më tej interesante do të jetë se çfarë çmimi do të ketë ky privatizim dhe kujt do ti referohen, godinës së re apo në kohën që e kanë marrë se këta janë mjeshtra.

Ky është një ligj, një VKM për një person. Kjo është vjedhje më ordinere, vjedhje e hapur ditën për diell”, tha Gjokutaj.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …