Berisha: Në Shqipëri nuk mund të ketë më paqe gjer në përmbysjen e mobokracisë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në takimin me kryetarët e rretheve se, në Shqipëri nuk mund të ketë më paqe gjer në përmbysjen e mobokracisë! Berisha tha se, do nisim aksionet e mosbindjes civile.
“Rëndësi të jashtëzakonshme ka që këtij armiku, që shfaq ndaj nesh armiqësinë më të egër, t’i japim atë që meriton.
Të organizojmë në çdo degë dhe kudo, aksione dhe veprime të mosbindjes civile ndër më të fuqishmet.
Në Shqipëri nuk mund të ketë më paqe gjer në përmbysjen e mobokracisë dhe rivendosjen e të drejtave të shqiptarëve për të votuar të lirë.
Askush nuk do na i zgjidhë ne këto probleme. Kishte një rëndësi të jashtëzakonshme jehona planetare e veprimit në parlament. Por përsëri ju garantoj se askush nuk do vijë të përballet me Edi Ramën për ne.
Është vetëm guximi ynë, është vetëm sakrifica jonë, është vetëm vendimi ynë, ai që do t’i japë, të sigurtë, përgjigjen e merituar.
Ai e ka kuptuar këtë. Ai e kuptoi se nuk ka më kontroll mbi opozitën. Ai e kuptoi se opozita është në këmbë dhe në sulm kundër saj. Ndaj dhe kaloi në akte të tjera antikushtetuese.
Kështu që kjo mbledhje ka këtë mesazh.
Kudo duhet të ngrihemi me të gjitha mundësitë tona, me të gjitha mjetet e mosbindjes civile. Regjimi duhet të bllokohet.
Rivendosja e Kushtetutës, e pluralizmit, e të drejtës së shqiptarëve për të votuar të lirë, është misioni ynë, është misioni i të gjithë atyre ëq guxojnë.
Dhe unë ju garantoj ju se pavarësisht se mund të duket një situatë e topitur, por janë të panumërt midis jush dhe mbarë Shqipërinë, guximtarët që presin të organizohen në aksione kundër qeverisë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ndodh në PS, Drejtori i Veliajt fut në burg babanë për aferën e tij

Në muajin maj, larg vëmendjes mediatike, Gjykata e Tiranës ka firmosur një vendim përmes të …