Sterilizimi/ SPAK, vetëm “detyrim paraqitje” për Ilir Beqajn

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka shkuar sot në SPAK. Beqaj ka shkuar i vetëm në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Mësohet se Beqaj do të firmosë para oficerit të BKH-së.

GJKKO caktoi ndaj tij masën “Detyrim Paraqitje” dhe bllokim të pasaportës. Prokuroria e Posaçme zyrtarizoi hetimin për ish-ministrin e Shëndetësisë, lidhur me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kontrata koncesionare 10-vjeçare afro 100 milionë dollarëshe, e cila u firmos në dhjetor 2015 dhe ende vijon.

Prokuroria e Posaçme bëri me dije se ish-ministri ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me procedurat e ndjekura për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milion euro. Kështu, sipas hetimeve të zhvilluara deri në këtë fazë, ish-ministri akuzohet për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike.

About Redaksia

Check Also

Denoncimi/ Si shpërdorohen fondet publike nga Bashkia Vlorë me individë të lidhur me PS

Denoncim nga anëtari i Kryesisë së PD Vlorë, ish-kandidati për deputet, av.Romarjo Meminaj Ndodhem në …