Votëbesim dhe riorganizim

Bledi KASMI

Kuvendi i neserm i PD duhet t’i tejkaloje kornizat statutore. Berishen e kane votebesuar votat e mbi gjysem milioni votuesve me 14 maj, por nga neser PD duhet te perballet me sfiden me te veshtire, ate te pergatitjes se nje perballjeje finale me nje regjim kriminal dhe per kete nevojitet nje vizion i qarte, qe te mund te krijoje besim tek shumica e shqiptareve.

“Foltorja” dhe “Rithemelimi” i rikthyen demokrateve Partine Demokratike dhe shqiptareve opoziten ne nje proces historik perballjeje, por nga neser ky mision duhet t’i kaloje permasat e deritanishme. Nga neser PD duhet t’i riktheje shqiptareve, Shqiperine e copetuar nga kartelet mafioze ne pushtet, te vjedhur, grabitur dhe perçudnuar.

Nuk do te jete e lehte. PD duhet te pergatitet per t’u shnderruar nga nje parti politike ne nje levizje popullore dhe per kete PD duhet te kuptoje se organizimi i saj nuk mund te jete i njejte si me pare. PD duhet te shnderrohet ne fryme.

PD nuk mund te funksionoje, fjala vjen ne Tirane, njesoj si 20 vite me pare nga ana organizative, sepse nga ajo kohe te pakten Tirana eshte dyfishuar ne numer popullsie.

Sot 80 perqind e shoqerise eshte ne opozite me regjimin dhe PD duhet te gjeje mekanizmat qe te behet e pranuar si perfaqesuesja e kesaj shumice te heshtur duke u hapur me shoqerine.

Sfida e PD duhet te jete jo vetem hapja, por edhe rinia. Asnje permbysje e madhe nuk mund te vije nese PD nuk shnderrohet ne nje levizje rinore.

Nga neser PD duhet te hyje ne nje etape te re historike, me te rendesishmen e ketyre 30 viteve dhe ajo duhet te kuptoje se syte e shqiptareve sot jane drejt saj.

About Redaksia

Check Also

“Trinitia e shenjtë”…

Nga Iva V.GRILLO Duket se permasat e tragjedise qe po luhet ne kurrizin e shqiptareve …