Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edvin Kristaq Rama renditet fill pas Enver Hoxhës në listën e armiqve shqipfolës më të egër të historisë tonë. Berisha tha se, qindra milionë euro u vodhën nga Edi Rama dhe Ilir Beqaj me sterilizimin dhe koncesionet në shëndetësi, qindra milionë euro u vodhën nga Edi Rama dhe zyrtarët e tij me tendera sekretë.
“Sot shqiptarët kanë më pak para se 10 vite më parë, ndërkohë që në një ekonomi tregu funksionale dhe jo droge dhe oligarkësh, qytetarët duhet të jenë më të pasur vit pas viti.
Kjo nuk ndodh se kjo ishte dekada e vjedhjeve të shekullit. Qindra milionë euro u vodhën nga Edi Rama dhe Erion Veliaj me inceneratorët.
Qindra milionë euro u vodhën nga Edi Rama dhe Ilir Beqaj me sterilizimin dhe koncesionet në shëndetësi.
Qindra milionë euro u vodhën nga Edi Rama dhe zyrtarët e tij me tendera sekretë.
Miliarda euro të tjera janë bërë gati të vidhen në Portin e Durrësit nga Edi Rama dhe Ali Babatë e tij me projekte të tjera.
Vjedhje dhe vetëm abuzime dhe vjedhje në dekadën e varfërimit të shqiptarëve.
Kombi ynë është një komb jetëgjatë. Me jetëgjatësinë e tyre, shqtiparët kanë kaluar shumë vështirësi, sulme nga armiq barbarë, diktatura nga më të egra. Për hir të së vërtetës, armiqtë e Shqipërisë kanë qenë të shumtë dhe të ndryshëm.
Por unë me shumë dhimbje u ftoj ju kurrë të mos harrojmë se ekziston një lloj armiku, soji i të cilit është më mizori në historinë e kombit tonë. Ky armiku më i lig është armiku shqipfolës.
Kemi pasur disa prej tyre, por 10 vitet e fundit në listën e armiqve shqipfolës është shtuar emri i Edi Ramës.
Ky armik i ri, në raport me qenien kombëtare, tejkalon çdo armik tjetër shqipfolës para tij.
Enver Hoxha, luftën e shqiptarëve për liri dhe dinjitet, e shndërroi në luftë civile për karrigen e tij dhe vendosi diktaturën më staliniste. U provua kasapi më i egër i shqiptarëve.
Kurse Edi Rama, pinjolli i xhelatit Kristaq Rama, që firmosi varjen në litar të poetit Havzi Nela, u grabiti shqiptarëve në 10 vitet e fundit, atë që për shekuj u kishte munguar, u grabiti pluralizmin e vërtetë, u grabiti demokracinë.
Edi Rama njëlloj si Enver Hoxha që tradhtoi dhe shiti Kosovën martire, është sot një Pashiq i dytë për shqiptarët.
Ne shembëm një diktaturë në vitet ’90 në një revolucion demorkatike, ne realizuam të paimagjinueshmen për shqiptarët, realizuam pluralizmin, më në fund Shqipëria kishte shumë parti. Kishte opozitë. Realizuam zgjedhje të lira, u anëtarësuam në Këshillin e Europës, liberalizuam vizat, u anëtarësuam në NATO, morëm rekomandimin e statutusit të vendit kandidat.
Të gjitha këto ishin fryte të një revolucioni të bazuar në ëndrrën që ta bëjmë Shqipërinë si të gjithë Europa.
Dhe vërtet shqiptarët fituan shumë ato vite, por mbi të gjitha, për të parën herë, arritën të jenë ndonëse në dy shtete të pavarura, një komb i lirë.
Rriteshim në popullsi, por edhe në të ardhura personale vit pas viti.
Por pas një periudhe fitoresh revolucionare, vjen gjithmonë një kundërpërgjigje e diktaturës së vjetër.
Dhe kjo kundërpërgjigje erdhi me emrin rilindje, në të vërtetë, vdekje e demokracisë. E bazuar siç u shpall që në fillim të herës si aleancë e qelbësirave të kombit me në krye një armik shqipfolës me emrin Edvin Kristaq Rama, i cili dëmet që i ka bërë Shqipërisë në 10 vite, renditet fare mirë, fill pas Enver Hoxhës në listën e armiqve shqipfolës më të egër të historisë tonë kombëtare.
Imagjinoni një komb që noton në krim dhe drogë, duke nisur që nga kryeministri dhe polici i thjeshtë, imagjinoni një komb ku bandat lëshohen nga burgu për të vjedhur zgjedhjet, imagjinoni një vend ku kodi zgjedhor shpallet një kinezeri dhe votat vdesin pa hyrë në kuti. Imagjinoni një komb ku partisë më të madhe i vidhet logoja, i caktohet kryetari dhe i mohohet përdorimi i emrit. Imagjinoni një komb ku pasuritë më të mëdha i dorëzohen qeveritarëve dhe bandave të krimit të organizuar. Imagjinoni një komb ku zhduken miliarda euro të qytetarëve. Ato euro janë djersa, janë lotët, janë gjaku, janë mundi juaj.
Imagjinoni një komb ku drejtësia nuk merr asnjë masë për këto krime, por burgos politikanë të opozitës pa asnjë provë, pa asnjë fakt, por vetëm e vetëm me urdhër politik.
Imagjinoni një komb që tokat e planifikuara për gjimnaze, grabiten nga kryeministri me pronarë mediesh si ortakë.
Imagjinoni një komb ku parlamenti u ndalon deputetët të zgjedhin kryetarin e grupit.
Imagjinoni një komb ku parlament nuk lejon komisione hetimore?
Kjo është Shqipëria e Edi Ramës, kjo është Shqipëria e sotme”, u shpreh Berisha.
Check Also
Veliaj shantazhon gazetaren pse i publikoi aferat korruptive
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shantazhon gazetaren që ka publikuar fakte të shumta …