Rama thotë se heqja e vizave nga Berisha është arritja më e madhe e jetës së tij!

Shqiptarët lëvizën të lirë në vitin 2010, kur qeverinë e drejtonte Sali Berisha dhe Partia Demokratike bëri të mundur që çdo kush që kishte në zotërim një pasaportë biometrike të lëvizte lirshëm në hapësirën e Shengenit.

Kur vizat u hoqën për shqiptarët, Edi Rama ishte kryebashkiak i Tiranës dhe drejtues i opozitës, ndërsa bënte greva urie dhe dërgonte emaile në Bruksel, ku kërkonte që të mos hiqeshin vizat se 800 mijë shqiptarë do dyndeshin nëpër Europë.

Por sot, i njëjti Edi Ramë pretendon se, heqja e vizave është arritja e tij më e madhe??!!!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha duke komentuar këtë deklaratë të Ramës, shkruan se, ‘kur nuk ke turp, thua çdo gjë’.

Reagimi i kreut të PD, Sali Berisha:

Kur nuk ke turp thua çdo gjë.

Miq, vizat me BE-në u hoqën në vitin 2010!

Ky bënte greva urie dhe dërgonte email-e në Bruksel se po hoqët vizat do ju dynden 800 mijë shqiptarë.

Kurse tani heqjen e vizave e quan arritjen më të madhe të jetës së tij! Kur nuk ke turp, thua çdo gjë!

About Krye Redaktor

Check Also

Zjarret në Vlorë, rastësi apo interesa?

Nga Eralba KRESHPA Nënkryetare e PD Vlorë Përsëri zjarre në Vlorë. Përsëri flakë që përhapen …