Kur vizat u hoqën për shqiptarët në vitin 2010 kur qeverinë e drejtonte Sali Berisha, Edi Rama ishte kryebashkiak i Tiranës dhe drejtues i opozitës, ndërsa bënte greva urie dhe dërgonte emaile në Bruksel, ku kërkonte që të mos hiqeshin vizat se 800 mijë shqiptarë do dyndeshin nëpër Europë.
Por sot, i njëjti Edi Ramë pretendon se, heqja e vizave është arritja e tij më e madhe??!!!
Kryetari i PD, Sali Berisha duke komentuar këtë deklaratë të Ramës, shkruan se, kur nuk ke turp, thua çdo gjë.
Reagimi i kreut të PD, Berisha
Kur nuk ke turp thua çdo gjë.
Miq, vizat me BE-në u hoqën në vitin 2010!
Ky bënte greva urie dhe dërgonte email-e në Bruksel se po hoqët vizat do ju dynden 800 mijë shqiptarë.
Kurse tani heqjen e vizave e quan arritjen më të madhe të jetës së tij! Kur nuk ke turp, thua çdo gjë!
Gazeta RD