Berisha: Në fushën e energjisë vjedhjet janë stratosferike!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, historia e buxhetit është vjedhje dhe vetëm vjedhje. Berisha tha se, në fushën e energjisë, vjedhjet janë edhe aty stratosferike.
“Po të kaloni në fushën e energjisë, vjedhjet janë edhe aty stratosferike.
Sektori privat sot prodhon 48% të energjisë së vendit, falë asaj strategjie që u ndoq për shfrytëzimin e ujërave.
Ndërtimi i kaskadave dhe i HEC-eve në zona të ndryshme mbulon sot 48% të nevojave.
E gjithë vjedhja përsëri bëhet me kaskadën e Drinit.
Në vend që ajo të shërbejë si një rregullator absolut i çmimeve të energjisë në vend, ajo është shndërruar në një lubi, me të cilin qeveria e qeveritarët, Rama-Balluku, etj., vjedhin duke e zbrazur atë dhe duke importuar në kohë kur çmimet janë maksimale, vjedhin me qindra milionë euro.
Ky sektor që nuk asnjë përmirësim ka gllabëruar në këto vite 1.1 miliardë euro investime.
Vetëkuptohet njëlloj si në fushat e tjera, 80-90% të tyre të vjedhura.
Historia e buxhetit është vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kontrabanda 36 milionë euro me cigaret dhe roli i koordinatorit të Ramës me krimin, Ergys Agasi për të fshirë gjurmët

“BIRN” Paraditen e nxehtë të shtunës, një grua në mesin e të 30-ave afrohet në …