Kostot dhe detajet e strehimit të emigrantëve në Shqipëri

Nga Alba KEPI

Qeveria italiane pritet të shqyrtojë sot draftin e hartuar nga teknikët e ministrive përkatëse mbi strehimin e emigrantëve në Shqipëri.

Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Minstria e Jashtme dhe ajo e Shëndetësisë, kanë përfunduar dokumentin i cili do të shtrohet për diskutim në takimin që do të paraprijë mbledhjen e këshillit të ministrave që do të mbahet sot në Pallazzo Chiggi.

Do të jenë 3 qendra strehimi emigrantësh që do të ngrihen në Shqipëri nën juridiksionin Italian;

1- një qendër hotspot në portin e Shëngjinit.

2- një qendër strehimi për azilkërkues në Gjadër.

3- një qendër strehimi për emigrantë që kanë marrë urdhërin e atdhesimit të tyre.

92.5 milionë euro do t’i kushtojë qeverisë italiane ky projekt përgjatë vitit 2024.

36 milionë do të përdoren për të ngritur struktura e azilkërkuesve.

40 milionë për forcat e rendit e garantimin e sigurisë.

7.5 milionë për instrumentat teknologjikë e llogjistikë.

1.5 milionë për komisionet e azilkërkuesve, pra që do të shqyrtojnë kërkesat e emigrantëve.

8 milionë për menaxhimin vjetorë të strukturave e që qeveria italiane po mendon t’ia besoj Kryqit të Kuq ashtu sic po ndodh në Lampedusa.

Në total parashikohet 300 milionë euro për menaxhimin e këtyre strukturave përgjatë 5 vjecarit të parë të parashikuar në protokollin e Romës e që do të dyfishohet nëse askush nga palët nuk do të kërkojë prishjen e këtij pakti pas 5 vitesh.

11 mijë euro është kosto vjetore që do të ketë për qeverinë italiane cdo emgirant që do të strehohet në qendrat shqiptare e që është dyfish më i lartë sa për ata që strehohen në Itali.

Debati mbi këtë draft pritet të jetë i ndezur në Parlamentin pikërisht nga kosto e lartë që ka për qeverinë italiane .

Për ndërtimin e 10 qendrave të tilla në Itali, janë shpenzuar 54 milionë euro, ndërsa për ato në Shqipëri e që janë vetëm 2 plus qendrën e riatdhesimit, kosto është rreth 100 milionë euro pra dyfish.

Fillimisht numri i azilkërkuesve të strehuar në Shqipëri do të jetë 720; 300 në portin e Shëngjin, 300 në Gjadër e 120 në qendrën e pritjes për t’u riatdhesuar.

E vit pas viti kjo shifër pritet të arrijë numrin e paracaktuar në protokollin e nënshkruar mes Melonit e Ramës.

Nëse do të mbetemi në këto parashikime të paktën për vitin e parë do të strehohen 10 mijë emigrantë e jo 36 mijë sa është objektivi final i parashikuar nga marrëveshja.

About Redaksia

Check Also

Berisha takohet me republikanët e Trump dhe konservatorët britanikë

Partia Demokratike forcon bashkëpunimin me Republikanët amerikanë dhe konservatorët britanikë për zgjedhjet e 11 majit …