Zhgënjim!

Nga Alba KEPI

“Tirana qytet i bukur?'”

“Tirana qytet i sigurt?!”

“Tirana e bukur, mikëpret që tani gati 1 mijë studentë universitar italianë që zgjedhin Tiranën, sepse është një qytet i bukur, i sigurtë dhe ofron një shërbim mjaft të mirë, një mijë studentëve universitar italianë.

…Gati jam si një ‘Qytetar i Nderi’ i këtij shteti, me të cilin ndihem shumë i lidhur….

Më shumë se 60 mijë studentë shqiptarë, studiojnë gjuhën Italiane. Është një shifër mjaft e bukur dhe domethënëse për ne, sepse na tregon se kjo marrëdhënie mjaft e bukur dhe e rëndësishme i ka rrënjët thellë në histori, dhe nga ana tjetër shikon drejt të ardhmes”, deklaroi deputeti italian i Forza Italia dje në Kuvendin e Partisë Demokratike.

E zhgënjyer nga fjala e deputetit italian që dëshmon se interesa egoiste e hipokriza e një sjellje për ta mbajtur mirë me të gjithë shembin cdo shpresë e ideal demokratik.

Në fakt nuk kisha pritje tjetër kur ndêrmjetësit kanë hundët më shumë tek e majta!

Tirana është një kantier i zi pislliku e pasigurie, krimi ekonomik e kërcënimi për vlerat e moralin e një qytetari të lirë.

Tirana është gropë e minierë për trafiqet ilegale e korrupsionin që grabit pasurinë kombëtare e pronën private.

Tiranën e kanë kthyer në vendin e censurës e mohimit të cdo vlere qytetarie.

Studentët italianë vijnë të studiojnë në Tiranë se nuk kanë këllqe të fitojnë pikët për të studiuar në Universitetet italiane e sipërmarrësit italianë vijnë në Shqipëri për të shfrytëzuar sistemin fiskal e krahun e lirë e të pa mbrojtur të punës.

Studentët shqiptarë ikin nga ky vend e studiojnë në Itali se këtu nuk ka shpresë o Onorevole!

Prisnim të vërteta mbi mafien që po ndyn këtë vend e si Kryetar i një Komisioni sigurie që drejtoni, por na treguat lulëzimin ekonomik të një vend ku sundon ekonomia informale .

Ndoshta nuk iu kanë lënë të fusni duart në xhep o Onorevole por sapo zbret në Rinas ke një kioskë ku shkruan Change e aty euron e ndërron me lekun e Superfuqishëm!

Prisnim një manifest lirie e mesazh demokracie na sollët hipokrizinë e kolltukut tuaj e të interesave të atyre që ju ndërmjetësuan!

“Tirana qytet i bukur?'”

“Tirana qytet i sigurt?!”

Tirana ku të dhënat e sëmundjeve të pashërueshme, ajrit të ndotur, ushqimeve të pa kontrolluara e pa standarte, fëmijëve të pastrehë, të moshuarve pa të ardhura, invalidëve pa mbrojtje, plehrave pa impiante është i frikshëm!

Nuk kemi nevojë për formë por për përmbajtje e ky është një nga gabimet pse kemi mbërrit këtu e dashur Argita.

Gabuam duke i besuar të pabesëve.

Zhgënjim!

(Por e kisha parashikuar dhe sinjalizuar këtë formalitet pa përmbajtje alla italiana).

About Redaksia

Check Also

Kë do të qeverisë Partia Socialiste në vitin 2050?

Nga Enver BYTYÇI Të enjten Edi Rama njoftoi përbërjen e re të qeeverisë. Nuk ka ndonjë …