Afera Rama-Bolino/ Berisha publikon dokumentin: Vetëm qiraja shkon 1.4 milionë euro për 20 vite

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp, publikoi një dokument tjetër për aferën Rama-Bolino. Berisha tha se, vetëm qiraja do të shkonte 1.4 milionë euro për 20 vite.
“Tani vazhdojmë gjyqin ndaj hajdutit më të madh në historinë e shtetit shqiptar, por edhe në kohëra, gjyqin ndaj Edi Ramës.
Në një seri seancash kemi paraqitur këtu, me fakte, dokumente, se si Edi Rama me 4 vendime qeveritare të personalizuara, të personalizuara, rrëmbeu me Karlo Bolinon 4900 metër tokë pronarëve.
Se si Edi Rama me Bolinon e tij, apo duke përdorur emrin e Bolinos, mori nga toka e Begejve, tre herë më shumë se pasardhësit e tyre.
Se si për të rrëmbyer këtë tokë, firmosi 4 vendime qeveritare, ndërkohë që mban në arrest, njeriun që ka marrë në përputhje me të gjitha lidhet dhe asnjë vendim të personalizuar, atë që ka marrë 408 metër tokë, vetëm e vetëm për motive politike.
Ju jeni njohur me aktin e pashembullt të katër vendimeve për grabitjen e tokës. Ja ku janë të gjitha vendimet e personalizuara për kompaninë që ai ka me Bolinon e tij.
Dhe kjo tokë është marrë gjimnazit. Rama me Bolinon kanë përvetësuar tokën, e cila në planin rregullator të përgjithshëm të Tiranës, në rrugën Ndre Mjeda, caktohet ndërtimi i shkollës së mesme.
Ky është një krim i dyfishtë, është një vjedhje në vakëf, është një vjedhje për fëmijët e territorit ku do ndërtohej shkolla. Është një pamëshirësi e madhe.
Desha të paraqes para jush këtë dokument të veçantë. Çfarë tregon? Ky dokument se në buletinin numër 29 me datë 22.07.209, Agjencia e Prokurimit Publik dhe Ministria e Financave publikojnë njoftimin për dhënie me qira të pasurisë 7/649 me sipërfaqe të përgjithshme 4021 metra katrorë.
Ishte e para kjo, pasi shtoi 800 e ca metra këtu Rama. Me vendimin e dytë, Rama shton 800 e ca metra.
Pra, dhënien me qira, e cila thotë se vlera dysheme për detyrimin e qirasë për fillimin e konkurrimit është 631 mijë lekë në muaj. Se ishin tre ndërtesa.
Nëse i mblidhni për një vit, bëjnë 74 mijë euro në vit. Në 20 vite, bëjnë 1 milion e 400 mijë euro. Pra, vetëm sikur me qira të jepej, nga ky territor, qytetarët e Tiranës fitonin 1.4 milionë euro.
Çfarë ndodh? Me deus ex machina, kalohet nga 63 mijë euro qiraje, Denaj me Ramën e kalojnë në 1 euro.
Dy muaj mbrapa bëjnë vendimin dhe zonën e marrin bashkë me Bolinon me 1 euro. Pastaj ndryshojnë edhe kontratën dhe e shtojnë edhe me 800 metër katrorë. Me të tretën, vendosin fshirjen e objekteve”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Të më arrestosh dhe të më poshtërosh…”, Veliaj mesazh nga qelia Ramës

Erion Veliaj prej ditësh ka filluar të lëshojë “mesazhe të koduara” përmes TikTok-ut, rrjetit social …