Berisha mban një minutë heshtje për Mirush Kabashin

Kryetari i PD, Sali Berisha mbajti një minutë heshtje për Mirush Kabashin. Berisha tha në konferencën për shtyp se, Mirush Kabashi ishte një gjeni i skenës shqiptare dhe filmit shqiptar, mbylli sytë përgjithmonë.
“Së pari, sot është një ditë zie për artin, artdashësin, kulturën tonë.
Një gjeni i skenës shqiptare dhe filmit shqiptar, mbylli sytë përgjithmonë.
Mirush Kabashi nuk është më.
Mirush Kabashi ishte një nga talentet më të rralla, një nga artistët më të shquar, më të talentuar të filmit dhe teatrit shqiptar.
Ai interpretoi mbi 100 role, personazhe të veprave të autorëve tanë dhe botërorë. I interpretoi ata me mjeshtëri të madhe.
U bë i pavdekshëm me rolet e tij.
Mirush Kabashi u nda nga ne si Sokrati i kohës sonë dhe u nis në përjetësi.
Duke shprehur ngushëllime më të ndjera familjes, të afërmve dhe të gjithë admiruesve të tij, u ftoj të nderojmë kujtimin e artistit të madh me një minutë heshtje”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama thotë në polici se i rrezikohet jeta nga Adriana Kalaja

Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori nisjen e një procedimi ndaj anëtares së Kryesisë …