Si në Mesjetë! Shtëpinë ia shembi tërmeti, familja në Ndoq prej 4 vitesh jeton në çadër

Familja Hoxha, në fshatin Haskolaj, pjesë e Qarkut Tiranë prej katër vitesh jeton në çadër, që prej tërmetit të nëntorit të vitit 2019.

Kryefamiljarja e shtëpisë, ka thënë për gazetarin Osman Stafa për News24, se shtëpia e tyre ka mbetur e papërfunduar për shkak të pamundësisë financiare. Më tej ajo shprehet se nipi, 8 vjeç vuan nga sytë dhe nga këmba, gjithashtu dhe bashkëshorti i saj, i cili punon si çoban.

“Po bëj katër vite që jetojmë në çadër. Nuk na dalin leketë të rregullonim shtëpinë. Ka ngelur në gjysmë. Jetojme 6 personi, unë, burrë, djali, nusja dhe dy fëmijët e tyre. Çfarë bie jashtë, bie brenda. Cadrën e kemi mbajtur me hekura. Frigoriferi na u prish, s’kemi ku vendosim gjërat. Kemi tre divane dhe fkejmë 2 persona për divan. Unë fle në këmbët e çunit. Shtroj dërrasa dhe dyshekë në tokë. Fle unë se nuk na nxë të gjithë. Më solli një komshi një sobë se kishin ftohtë fëmijët.

Kalamajtë qajnë shumë, na tremben nga i ftohti. Nipi ka probleme me syrin dhe nuk flet mirë. Edhe burri është sëmurë.”, u shpreh kryefamiljarja.

Ndërsa nusja e familjes u shpreh se “Gjithë dimrin nëpër baltë rrimë. Që prej katër vitesh jemi kështu. Djalin e kam sëmurë nga sytë, doja ta çoja për vizitë, pro skam pasur mundësi monetare. Po ashtu ka probleme me këmbën. Rrugët janë copë-copë, djalin e çoj dhe e sjell vetë në shtëpi. Nuk ka asnjë makinë”. (BalkanWeb)

About Redaksia

Check Also

Qeveria, ligj për të sjellë 30 milionë euro bitcoin të krimit nga Belgjika

Qeveria shqiptare ka miratuar një projektligj, i cili bën të mundur sjelljen e kriptomonedhave të …