Berisha: Mirush Kabashi ishte i paarritshëm!

Kryetari i PD, Sali Berisha i ka shprehur ngushëllime familjes për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur, Mirush Kabashi. Berisha shkruan se, Mirush Kabashi ishte paarritshëm në të gjitha rolet, por kulmor dhe i pavdekshëm me “Apologjinë e Sokratit”, ai ndahet nga ne dhe niset në përjetësi si Sokrati i ditëve tona.

Mesazhi i ngushëllimit

Dielli perëndoi përgjithmonë për Mirush Kabashin, gjeniun e skenës.

Të dashur miq, Mirush Kabashi, Mbreti i skenës dhe filmit mbylli sytë përgjithmonë.

Arti, skena por dhe kombi sot janë në zi. Mirush Kabashi hyri në artin shqiptar si një fenomen i cili me aftësitë, talentin e rrallë në interpretimet në filma dhe teatër të mbi 100 personazheve të veprave dhe kryeveprave të autorëve shqiptarë e botërorë do bëhej shpejt artisti më i dashur për publikun shqiptar, por dhe shumë i vlerësuar nga ai ndërkombëtar.

I paarritshëm në të gjitha rolet, por kulmor dhe i pavdekshëm me “Apologjinë e Sokratit” ai ndahet nga ne dhe niset në përjetësi si Sokrati i ditëve tona.

Mirush Kabashi ishte gjithashtu interpretuesi më i fuqishëm i poezisë. Ai ishte një mbështetës i palëkundur i opozitës dhe demokracisë në Shqipëri.

Duke shprehur mirënjohjen më të pakufishme për kontributin e tij të rrallë dhe ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe admiruesve të Mjeshtrit të Madh, i lutem Zotit që shpirti e tij të gjejë paqen e merituar. Amin!

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …