Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama firmosi vetë lejen e ndërtimit për godinën 3-katëshe të Bolinos, kjo nuk ndodh as në diktaturë. Ai tha se, Rama e firmosi vetë se ka pasur frikë se këshilli do bëjë zhurmë të madhe kur të mësojë se po grabit tokën e shkollës.
“Leja e ndërtimit e Edi Ramës për Karlo Bolinon ëshët unike në botë.
Nuk ka kryeministër në botë, që të firmosë në detyrë, një leje ndërtimi për një ndërtesë trekatëshe.
Është unike. Është unike! Është dëshmi e përqendrimit të të gjithë pushtetit të tij për të vjedhur dhe grabitur.
Pse e ka firmosur vetë? Sepse ka pasur frikë se këshilli do bëjë zhurmë të madhe kur të mësojë se po grabit tokën e shkollës.
Nuk ndodh, nuk gjen në të gjithë diktaturën komuniste në Shqipëri, një leje ndërtimi e firmosur nga Mehmet Shehu, apo nga pasardhësi i tij.
Kjo ndodh vetëm në një vend ku një njeri, që për t’u pasuruar vetë, është i gatshëm të ushtrojë çdo lloj pushteti, vetëm për të vjedhur.
A ka dëshmi më flagrante se kjo leje, për një ndërtesë trekatëshe, e firmosur nga kryeministri, jashtë çdo lloj kodi dhe ligji.
Natyrisht jo vetëm nga kryeministri, se pjesa tjetër është nga Anila Denaj, leja për të ndërtuar në territorin e vjedhur.
Ky është dokumenti, i cili dëshmon edhe njëherë në mënyrën më flagrante, aktin skandaloz të rrëmbimit të 4900 metra tokë, të cilën pronarët e lanë vakëf për ndërtimin e shkollës së mesme në territorin ku nuk kishte një të tillë.
Kjo ishte ajo që doja të paraqisja, nesër ose pasnesër do ju njoh me një seri dokumentesh të tjerë që faktojnë veprat e penale që kanë kryer Rama dhe Bolino në këtë vjedhje skandaloze.
Në këtë vjedhje të pashembullt.
Por thashë sot të mbetemi te dokumenti. Ja ku janë dy mafiozë të kalibrit jo shqiptar, por në dy gadishuj, shokë nuk kanë përveç vetes së tyre”, tha Berisha.
Check Also
Berisha takohet me republikanët e Trump dhe konservatorët britanikë
Partia Demokratike forcon bashkëpunimin me Republikanët amerikanë dhe konservatorët britanikë për zgjedhjet e 11 majit …