Dredha dhe kukullat e tij votojnë kundër rezolutës për dhunën ndaj grave

Reagim i kryetarit të PD Vlorë, Atird Hoxha

Pak ditë më parë, duke marre shkas nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Vlorës në muajin tetor, grupi i këshilltarëve të opoziëes depozitoi në Këshillin e Bashkisë një rezolutë “PËR DËNIMIN E DHUNËS NDAJ GRAVE E VAJZAVE”.

Por çfare ndodhi me kete rezolute do te thoni ju te nderuar qytetare?
Me urdher direkt te kryetarit te Bashkise Vlore, Dredha II, me ane te kukullave te tij ne Keshillin e Bashkise, nga ana e mazhorances u votuan kunder kesaj rezolute.

Sot si per çudi, jep mend qe te “Investojme ne parandalimin e dhunes ndaj grave dhe vajzave”!

E para qe duhet te besh dhe qe nuk e ke bere akoma, eshte qe publikisht te denosh ate ngjarje.

E dyta, te kerkosh ndjese per urdherin qe u dhe keshilltareve “rilindas” te votonin kunder rezolutes se paraqitur nga opozita.

Edhe pse jam i bindur qe asnje nga te dyja nuk do te ndodhi, sepse ka nje shpjegim dhe ate e dine te gjithe ne qytetin tone.

Arsyeja eshte se ne krahun tend dhe ne radhet e keshilltareve socialiste qendrojne njerez, te cilet sipas organit te akuzes kane familjare te perfshire ne ate ngjarje.

Ndaj mos u bej me qesharak duke na shitur mendje me pseudo-aktivitete, por bej hapa konkrete per mbrojtjen e grave dhe vajzave.

About Redaksia

Check Also

Veliaj shantazhon gazetaren pse i publikoi aferat korruptive

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shantazhon gazetaren që ka publikuar fakte të shumta …