Protestë e përgjithshme popullore, regjimi puçist do të rrëzohet

Pyetje: U vendos ndonjë datë për këtë protestë, z. Berisha?

Sali Berisha: U vendos, protesta vazhdon. Ju e keni parë fuqinë e saj në parlament. Do të devirsifikohet. Ju garantoj që shkohet në mënyrë të pashmangshme drejt protestës së përgjithshme popullore.

Pyetje: Cili është skenari i të enjtes, sepse të enjten miratohet buxheti nen për nen.

Sali Berisha: Nëse ne e themi skenarin sot, armiku ynë merr kundra masa. Ata masa që kanë me marrë, do të dyfishojnë numrin e gardës, nuk kanë ç’masë të marrin tjetër. Nuk marrin më 100, por marrin 200.

Pyetje: Do të lëshoni edhe tymuese z. Berisha?

Sali Berisha: Ne absolutisht do të dëgjohemi fuqishëm nga të gjithë shqiptarët dhe mbarë bota me qëndrimin tonë në parlament.

Pyetje: Data 8 dhjetor është shumë e rëndësishme për PD, por duket se PS po e merr vëmendjen e 8 dhjetorit me kongresin e saj. Çfarë do të bëjë në 8 dhjetor?

Sali Berisha: Një maskë mafioze nga Edi Rama, ajo që bën ai. Kurse PD do të vazhdojë në traditën më të shkëlqyeshme të 8 dhjetorit të përmbysë diktaturën e sotme.

Pyetje: Berisha, edhe një pyetje për aksionin në parlament. Ditën e djeshme pamë shumë pak deputetë aktivë në parlament. Flamur Noka, mban peshën kryesore. Bardhi, Albana Vokshi. Ka disa deputetë që qëndrojnë indiferentë.

Sali Berisha: Ka një grup të veprimeve operative që cakton detyrat, nuk jam unë ai që mund ti japë përgjigje kësaj.

 

About Redaksia

Check Also

Edi Rama nuk ndërton kulla për njerëzit që jetojnë sot, por për një fiksim që ai ka për veten në histori

Nga Ndriçim KULLA Dihet se çdo pushteti, kur ai pushon së qeni administrim dhe kthehet në …