Pse SPAK ka lindur i vdekur

“RD”

Inceneratorët hetohen, pastaj sekuestrohen, pastaj konstatohet se nuk ka fare inecenerator në Tiranë dhe në fund dosja…arshivohet dhe zhvatësit e 430 milionë eurove vazhdojnë të zhvasin taksapaguesit duke i taksuar për objekte që nuk ekzistojnë. Asnjë përgjegjës për këtë vjedhje.

Nis hetimi për vjedhjen e sistemit TIMS,por rrugës thuhet se është verë dhe nuk ka prokurorë. Pastaj del ministri i Brendshëm dhe shpall mbylljen e hetimeve ndërkohë që duhet të ishte i akuzuar.

Nis hetimi i vjedhjes së koncesionit të Sterilizimit. Abuzimi arin shifra të frikshme dhe deri në 1 miliardë euro. Arrestohet biznesmeni përfitues, por nuk arestohet ai që në kundërshtim me ligjin i ka dhënë përfitimin. Ministri vazhdon shëtit i lirë sepse SPAK nuk mundet.

Nis hetimi i koncesionit të Check-up. Provat janë në tryezën e punës të SPAK të vendosura jo nga opozita, por nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ,që ka povuar se janë regjistruar 20 mijë pacientë fiktivë nga koncesionari, por SPAK i ka duart dhe këmbët e lidhura.

Raste të tjera janë pafund, por SPAK nuk mundet.
Pse nuk mundet SPAK? Sepse SPAK ka lindur i vdekur pasi nuk mund të hetojë të paprekshmin që qëndron pas të gjtha këtyre aferave që është kreu i qeverisë.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …