Veliaj 9.2 milionë euro për Taksën e Arsimit, drejtësia mbyll sytë përpara vjedhjes!

Nga Petrit VASILI

Veliaj dhe Bashkia 9.2 milion euro ne 2024 per Taksen e Arsimit, drejtesia mbyll syte perpara vjedhjes!

Grabitja korruptive shteterore eshte ulur kembekryq ne mes te Tiranes, por mjerisht Drejtesia e “re” mbyll syte per turp.

Taksa e arsimit eshte nje vjedhje flagrante e provuar me fakte te pakundershtueshme dhe me dokumente zyrtare.

Edhe ne Buxhetin e vitit 2024 Taksa e arsimit vazhdon bile rritet dhe arrin ne 9.2 milion euro nga 7.5 milion euro ne 2023 pra me rritje mbi 20%.

Eshte nje vjedhje e hapur sepse:

U vendos si Takse e perkohshme, qe zgjat maksimumi tre vjet dhe kane kaluar plot shtate vjet dhe vazhdon ne tre mandate bashkiake.

Jane mbledhur rreth 50 milion euro qe u premtua se do perdoreshin per 40 shkolla.

Jane bere ne realitet vetem 9 shkolla.

Taksa e perkohshme e arsimit u zgjat edhe tre vjet megjithse ishin shperdoruar miliona euro pa asnje rezultat.

Shkolla me turne ne Tirane vazhdon edhe pas shtate viteve megjithse u premtua qe taksa e perkohshme do ta zhdukte kete fenomen te shemtuar.

P E R F U N D I M:

️Parate e marra nga djersa dhe sakrificat e qytetareve te Tiranes u perdoren per propaganden e shpifur te Velise dhe Bashkise.

Skandali eshte shume i rende dhe vazhdon ne menyre te paturpshme.

Ne vend se te ndihmohen qytetareve u merren taksa gjithmone e me te larta qe nuk ju kthehen ne sherbime per ta.

Po e njejta gje qe ndodh: ️

me taksen e arsimit,

ndodh me taksen e ujit,

me strehimin social dhe pazaret me ndertuesit,

me pagesat ne rritje per parkingjet,

me trasportin urban per faqe te zeze,

me pagesat per inceneratorin, qe nuk ekziston dhe

me plehrat qe vetem groposen dhe nuk perpunohen, por paguhen si te tilla.

Edhe sa kohe do te mbylle syte SPAK perballe gropes gjigande se korrupsionit te Bashkise se Tiranes.

————————————————————————

P.S Ja ku e keni tabelen e buxhetit te Bashkise se Tiranes per vitin 2024, ku taksa e arsimit arrin 9.2 milion euro me rritje nga viti 2023.

About Redaksia

Check Also

Veliaj shantazhon gazetaren pse i publikoi aferat korruptive

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shantazhon gazetaren që ka publikuar fakte të shumta …