Berisha: Sot Balla përfaqëson narkoshtetin në Komisionin e Sigurisë!

Kryetari i PD, Sali Berisha në një prononcim për mediat para kryesisë së Kuvendit u shpreh se, sot Balla përfaqëson narkoshtetin në Komisionin e Sigurisë. Berisha tha se, nuk ka fatkeqësi si kjo për vendin.
“U vendos të vazhdojë mosbindja civile me të gjithë varitetet e saj.
Një pjesë e deputetëve janë tani në Komisionin e Sigurisë, ku njëri nga kriminelët më të rrezikshëm me kollare, të Shqipërisë dhe rajonit, do referojë në emër të krimit dhe drogës dhe të lidhjeve të tij që ka.
Nuk ka përqeshje më të madhe për këtë komb se të vendoset në krye të sigurisë së vendit, një individ i akuzuar në sallat e gjyqit si njeri që ka porositur vrasje.
I cili ka shoqëruar narkotrafikantin, bosin Edmond Bego, 54 herë me ngarkesa droge nga Tirana jashtë vendit.
I cili ka shoqëruar Pëllumb Gjokën disa herë nga Tirana në Romë. Në fakt ka mbrojtur me pasaportën e tij diplomatike, transportin e drogës për klanet kriminale.
Përveç kësaj Balla është i njohur me lidhjet e tij me Bajrat, si një zar i tyre, ku në regjistrime ata shprehen se me të e kemi zgjidhur problemin e ligjit të lojërave të fatit.
Po ashtu me Rrajat, me bandën e Elbasanit, ku ky merret me tenderat që duhet të fitojë një nga banditët e Elbasanit.
Pra, sot ky përfaqëson narkoshtetin në Komisionin e Sigurisë. Nuk ka fatkeqësi si kjo për vendin dhe ne e denoncojmë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha sjell të tjera prova tronditëse: Zarfet me votat e diasporës u dorëzuan nga DHL me 10 maj, firmat ishin disa fjongo

Gjatë konferencës me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi ashpër qeverinë për manipulim të …