Homazhet/ Muharrem Hoxha: Mirushi ynë iku si një kolonë nga arti shqiptar!

Në Muzeun Historik në Tiranë po zhvillohen homazhet në ndër të Mjeshtrit të Madh të skenës, Mirush Kabashi, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 75 vjeçare.

Kolegë të tij, por mbi të gjitha qytetarë të shumtë që janë rritur me artin e tij dhe e kanë adhuruar atë në dekada, janë rreshtuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit kolosit të skenës shqiptare.

Aktori i mirënjohur i humorit, Muharrem Hoxha, koleg dhe mik i Mirush Kabashit, tha për mediat se, Mirushi ynë iku si një kolonë nga arti shqiptar.

“Siç ka shtëpia kolonat, unë them Mirushi ynë iku si një kolonë nga arti shqiptar. Nga arti durrsak dhe arti i gjithë Shqipërisë. Nderi i Kombit, po më duket se këtë dhimbje ia la kombit, kombit që i ka lënë dhe veprat e tij të mrekullueshme.

Ka qënë një punëtor i paparë, këmbëngulës, i zoti. Kudo, kudo ku ka shkuar ka marrë çmime, më duket rast i rrallë, jo në Kajro, jo në Ukrainë… Më duket se Sokratin, nuk e di, po është e vërtetë e ka mësuar përmendësh greqisht dhe ka dhënë shfaqje. E ka mësuar greqisht dhe e ka dhënë. E pabesueshme!

Ishte pa qejf dhe nuk e tregonte veten. Bile i thashë: “Hë mor Mirush (se ka qënë notar i tmerrshëm, fillonte në mars dhe deri në shtator) ke bërë nga 10 kilometra dhe …”

– “Jo mor Rrem, nuk është ashtu, po sesi…Megjithatë s’jam keq…”. Por ai kishte qënë keq”, vazhdoi i prekur, Muharrem Hoxha.

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …