Dy fjalë për “trimërimin” e një frikacaku…

Nga Iva V.GRILLO

Ky “trimi” qe shohim me poshte, per ata qe kane kujtesen ne vend, nuk eshte tjeter vecse ai qe lyp me thes ne krah neper Evrope dhe bote, sa here eshte ne veshtiresi.

Si ne raste fatkeqesish natyrore, si ne raste krizash financiare ai lyp…ndonjehere edhe thjeshte per sport.

Lyp per para, lyp per investime…por kryesisht lyp per vemendje.

Tani paska vendosur t’u tregoje vendin bamiresve te tij, sepse medemek nuk eshte i kenaqur me progresin e tyre ne sfidat per klimen dhe ambientin.

Se pari, vendet e zhvilluara mund te jene edhe ndotesit me te medhenj, por duhet pasur parasysh korelacioni midis prodhimit e konsumit dhe ndotjes. Keto vende prodhojne ne radhe te pare, prodhojne produkte e sherbime dhe si pasoje mireqenie per banoret e tyre.

Ketu duhet t’i kujtojme vetes edhe njehere qe persa i perket prodhimit vendas apo eksporteve, kryeministrit shqiptar nuk i ka thene njeri “pune e mbare” deri me sot…”produkti” me i famshem dhe eksporti me i madh i tij eshte: droga dhe emigracioni ne mase i shqiptareve.

E ketu nuk ka asgje per tu mburrur… perkundrazi.

Se dyti, vendet e zhvilluara vertete kane sfida persa i perket klimes dhe mjedisit, por ata jane dhe kontribuesit me te medhenj te fondeve dhe kerkimit ne fushen e mjedisit dhe te klimes.

Ketu prape duhet t’i kujtojme vetes se kontributi kryesor i qeverisjes se kryeministrit shqiptar ne kete çeshtje (perveç faktit se eshte me nje borxh publik te stermadh qe nuk i lejon kontribute ne kete drejtim), eshte betonizimi masiv i hapesirave urbane duke i kthyer qytetet ne shkretetira mjedisore, betonizimi i bregdetit, ndertimi ne zona te mbrojtura, sjellja e anijeve me nafte ne bregdetin e Vlores apo vendosja e vetos per te bere incenerimin e mbetjeve…nje teknologji qe bota e ka lene pas prej dekadash.

Dhe per çeshtjen e mbrojtjes se Vjoses, te gjithe e dime sa presion dhe kohe u desh qe qeveria shqiptare te bente nje hap pas …mesa duket per te bere dy hapa para, sa ti krijohej mundesia.

Ky duket se eshte dhe motivi i “trimerimit” disaditor te frikacakut…te krijoje mjegull me qellim qe t’u “qepet” siç di vete edhe zonave te mbrojtura…

#stopfarsesrama

About Redaksia

Check Also

Qeni biblik dhe shanset tona për një anëtarësimi të plotë në BE

Nga Genc POLLO Në fillim për qenin… “Si qeni që kthehet tek të vjellat e …