Gjergji: Kjo është qeveria Rama! Miratuan 50 mln euro koncesione në shëndetësi

Kryetarja e komisionit të shëndetësisë, Zheni Gjergji denoncoi nga jashtë Parlamentit hedhjen poshtë të amendamentit të saj për ndihmë buxhetore për gratë e prekura nga kanceri i gjirit.

“Mazhoranca miratoi buxhetin dhe u dha koncesioneve të shëndetësisë 50 milionë euro dhe në amendamentin tim kërkova 6 milionë euro për 3 mijë gra që përballen me kancerin e gjirit. N75 vota kundër të mazhorancës hodhën poshtë amendamentin. 3 mijë gra do të enden rrugëve.

Kjo është qeveria Rama. Mazhoranca miraton me forcën e kartonit fondet miliona euro për koncesionet.

Mohimi i koncesioneve hetimore në shëndetësi, vazhdon të jetë mohimi i të drejtës së qytetarëve shqiptarë për të kërkuar llogari qeverisë Rama. Ndaj mos prisni asgjë. Do të vazhdojmë të jemi ende në varfëri të plotë”, tha Gjergji.

About Redaksia

Check Also

Pakti i dështuar për universitetin

Nga Alvi Musaraj Në Shqipëri, “Pakti për Universitetin” është një dokument i bashkërenduar, i lindur …