Noka: As diktatura staliniste nuk i trajtonte deputetët kështu!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me propozimin e mazhorancës socialiste mbi ndryshimin e rregullores për të ashpërsuar dënimin për deputetët e opozitës, duke i përjashtuar për 60 ditë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Noka ka theksuar se mazhoranca është në panik dhe se as diktatura staliniste nuk i trajtonte deputetët dhe parlamentin në këtë mënyrë.

Sekretari i Përgjithsëm i PD tha se, sa më represive masat aq më shumë forcë do të ketë reagimi i opozitës.

Flamur Noka:As diktatura staliniste nuk i trajtonte deputetët dhe parlamentin kështu. Janë në panik. Sa më represive masat aq më shumë forcë do të ketë reagimi i opozitës. Çdo veprim i tyre do të pasohet me kundërveprimin tonë. Gjunjëzimi i Boshtit të së Keqes është misioni ynë. Ne nuk ndalemi!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …