8 dhjetori, dita e shenjtë e demokracisë shqiptare!

Nga Rezenbrik Serjani

Koha është e maskarenjve, por Shqipëria e të rinjve-Gëzuar 8 dhjetorin bashkëmoshatarë, bashkëstudentë; Gëzuar Rini !

8 dhjetori,

Dita e shenjtë e demokracisë shqiptare!

Dita, ku mijëra të rinj dhe të reja dolën tër shpirt dhe guxim kundra sistemit më të egër diktatorial që kishte njohur mbarë Europa.

Këta të rinj dhe të reja, nën himnin e artë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe “Liri,Demokraci”, i dhan fund errësirës 50 vjecare që kishte mbërthyer Shqipërine, duke i hapur derën vendit të tyre drejt integrimit europian.

Ishte kjo levizje rinore, te rinjsh e te rejash, të cilët 8 Dhjetorin e kthyen në ngjarjen më të madhe kombëtare, mbas ditës së Shpalljes së Pavarësisë.

Sot, përvec se kujtojmë me nder dhe krenarinë më të madhe mijëra studentët e Qytetit Studenti dhe mbarë të rinjtë shqiptar, kujtojmë plot dhimbje dhe mijëra shpirtra që u bën pjesë e makinerisë vrasëse të sistemit diktatorial që kishte perfshirë vendin për 50 vjet.

Sot, përulemi me krenarinë më të madhe perballë sakrifices së çdo të riu dhe të reje, energjia e të cilëve u bë shkatërrimi i zinxhirëve të diktatures.

Përjete u nderoftë dita me e shenjtë e Demokracisë Shqiptare !
Përjetë u nderofshin emrat e studentëve te asaj dite, emri i të cilëve është në Panteonin e mirënjohjes më të jashtëzakonshme !

Sot, urojmë gëzuar Ditën e Parë, Ditën e Parë të Demokracisë !

Nën himnin e thirrjeve të të rinjve: “Shqipëria si gjithë Europa” dhe “Liri, Demokraci”, do të behen muza jonë e ndryshimit të shumëpritur, ndryshim që do vije po me të rinjtë, do vijë po me Partinë Demokratike !

Gëzuar rini, gëzofte shpirti ynë, gëzofte e ardhmja jonë !

About Redaksia

Check Also

15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave …