Berisha: Edi Rama u tha shqiptarëve se do t’u vjedhim më shumë, do t’u mashtrojmë më shumë

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama u foli shqiptarëve nga Kongresi i Partisë së Krimit se do t’u vjedhim më shumë, do t’u mashtrojmë më shumë dhe do përzëmë më shumë nga ky vend.

“Sapo përfundoi fjalën tërkuzë, të denjë për maturën e Venezuelës, Edi Rama, i cili u foli shqiptarëve nga satelitët Albania 1, Albania 2, me zotimin solemn se do t’u vjedhim më shumë, do t’u mashtrojmë më shumë dhe do përzëmë më shumë nga ky vend.

Fëmijët, të rinjtë, shqiptarët, nxënësit, rinia që priste nga ky Kuvend, nga ky Kongres i Partisë së Krimit, të dëgjonte një fjalë, konstatoi se ata nuk ekzistonin në fjalorin e liderit global të 1 prillit, që mbajti një fjalim sikur kishte kaluar tërë natën nën efektin e drogave të forta.

Sikur ishte ngjitur diku dhe nuk ekzistonin qytetarët, nuk ekzistonin të rinjtë, nuk ekzistonin bizneset, nuk ekzistonin gratë shqiptarë, nënat, motrat. Sikur problemi numër 1 i pensionistëve ishte shërbëtori i rremë dixhital që do u ofronte Edi Rama.

A ka njeri me fakultete mendore normale që mund të ketë kurajo të dalë përpara qytetarëve shqiptarë me një fjalim të tillë?”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vera me vlerë 2.8 milionë euro/ Gafa e madhe-Kujt ja dorëzoi shishet e verës SPAK…

Skandali i zhdukjes së shisheve të shtrenjta të verës që u zbuluan në një qilar …