Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh para të rinjve të FRPD se, i pamposhtur është ai njeri i cili pasi rrëzohet, ngrihet! Berisha tha se, kjo ishte historia e lëvizjes studentore të dhjetorit.
“Para 8 dhjetorit përpjekje të tjera u bënë, bën një heroizëm një kryengritje të vërtetë, përsëri të rinjtë, të rinjtë punëtorë të Tiranës, u vërsulën si heronj mbi muret e ambasadave, e thyen Murin e Berlinit në Tiranë në 2 korrik, e thyen.
Bën atë që bën gjermanët e lindjes në Çeki, në Hungari, por për fatin më të keq, shoqëria ishte e mpirë. Ata e bën detyrën e tyre, ata e përmbysën diktaturën por Tirana nuk doli në mbështetje të tyre, soditi, e humbi shansin.
Nga 2 korriku dhe në vazhdim, shpresat ishin shumë të pakta. Dominonte ideja se Shqipëria të mbeste si Kuba e Adriatikut. Por Shqipëria përjetonte varfërinë dhe urinë kronike me pasoja nga më të rëndat. Burgjet i kishte plotë me të burgosur politikë.
Pati edhe para 2 korrikut, lëvizje të rëndësishme në Shkodër, Kavajë por përsëri regjimi nuk ra. Nga kryengritja e 2 korrikut u duk se aty do mbetet Kubë e socializmit në brigjet e Adriatikut.
Por ata të cilët bënë historinë dhe i dolën ballë diktaturës ishin studentët dhe i dolën me një guxim epik.
Kam pasur fatin të jem, jo natën e parë kur dolën në qytetin e tyre në protestë, por të nesërmen kam shkuar me dy miq të mirë dhe jam gjendur ballë tyre.
Ata u përballën me një egërsi të pashoqë. Me forcat më të egra të diktaturës, të cilët u vërsulën me një egërsi të paimagjinueshme. I mirrnin pasi binin pa ndenja përtokë.
Madhështia e tyre qëndroi në faktin se ata edhe një orë pasi kishin pësuar këtë agresion barbar ishin të gatshëm të përlesheshin përsëri dhe në darkë u mblodhën përsëri të mblidheshin në shesh.
U ndala në këtë moment sepse i pamposhtur është ai njeri i cili që pasi rrëzohet, ngrihet, që pasi humbet një moment, lufton për të fituar tjetrin. Dhe kjo ishte historia e asaj lëvizje e cila në rrugë paqësore përmbysi diktaturën më të egër në të gjithë Europën ish-komuniste.
Ajo lëzivje bëri të mundur që Shqipëria të ecte me një shpejtësi drite pavarësisht kritikave që ekzistojnë”, tha Berisha.
Gazeta RD