Lul mashtruesi ka arritur rekode të reja në mashtrimin e tij publik. Njeriu që ka hyrë në historinë e memeve të politikës edhe me shprehjen “të gënjen edhe për orën”, sonte tha se ai ishte njeriu që ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO, pastaj ka hequr vizat dhe ka bërë edhe Rrugën e Kombit. Mbetet që vitin e adhshëm Luli të na thotë se në atë kohë nuk ka qenë Berisha Kryeministër, por ai vetë.
Nga fjala e Lul-mashtrusit
“Ne keto 33 vite, ne kemi arritur shumë por kemi bërë edhe shumë gabime.
Ne kemi pesuar shume, por edhe kemi mesuar shume!
Logon dhe firmen e partise sone e mbajne mbi ngjarjet të rëndësishme për Shqipërinë. E mban anëtarësimi në NATO, prej te cilit te gjithe ju bashkeqytetare ndiheni sot me te sigurt. E mban levizja e lire pa viza kudo ne Europe, një ëndërr e bërërealitet për miliona shqiptarë. E mbajnë projekte te medha infrastrukturore anembane vendit, te cilat ju te dashur qytetare i perdorni perdite.