Mitro Çela: Si dështoi Rama të hynte në PD dhe partia që krijoi

Mitro ÇELA

Fati e desh që ato ditë dhjetori, Edi Rama të ishte në Greqi. Në Tiranë mbërriti më 13 dhjetor. Kur arriti në Qytetin e Studentëve, ishte bërë zgjedhja e Komisionit Nismëtar. I vonuar, u fut në mbledhjen e parë të Komisionit Nismëtar. Gjëja e parë që bëri: Sherr me Berishën. Pas ndërhyrjes me takt të Pashkos, Edi Rama u largua nga mbledhja.

Rama bëri edhe përpjekje të tjera për t’u futur në drejtimin e PD-së. Kur dështoi, vendosi ta sfidojë PD-në, duke krijuar Partinë Popullore Fetare në bashkëpunim me Spartak Ngjelën, Ardrian Klosin, Kasëm Trebeshinën dhe Gavrosh Lubonjën. Sipas platformës Rama, partia do të kishte disa fraksione, duke filluar me ballistë, zogistë, antikomunistë, demokristianë, ish të burgosur politikë etj. Pas shumë përpjekjesh, të ndihmuar edhe nga Sejfi Protopapa, emigrant në SHBA, në fillim të qershorit të vitit 1991, u bë mbledhja e parë e partisë në Pallatin e Kulturës në Tiranë.

Më 22 qershor 1991, ishte parashikuar që Tiranën do ta vizitonte sekretari amerikan i shtetit Bejker. Rama vendosi ta shfrytëzojë këtë shans, për të bërë presion për legalizimin e partisë. Rama propozoi të shkonte në takim Ardian Klosi, si njohës i mirë i gjuhës angleze. Mirëpo Klosi rridhte nga një familje e njohur komuniste. U ngritën të përndjekurit. Sha të shajmë… Normale. Jetonim në demokraci. Dhe Ardian Klosi u “përjashtua” nga takimi. Në këmbë të tij shkoi një i përndjekur, që bëri një vërë në ujë… Pas këtij dështimi erdhi goditja në parlament. U diskutua ligji që ndalonte krijimin e partive me baza fetare. Dhe ëndrra e Edi Ramës për të drejtuar Partinë Popullore Fetare nuk u bë kurrë realitet…

 

About Redaksia

Check Also

Kreu i misionit të monitorimit: Zgjedhësit nuk ishin të lirë, ishin nën presion, zgjedhje të pabarabarta, qeveria…

Kreu i misionit të monitorimit të ODIHR në Shqipëri, Ambasadori Lamberto Zannier analizoi në një …