Qytetarë dhe aktivistë, ditën e sotme po protestojnë para Prokurorisë së Posaçme pas arrestimeve të kryera për inceneratorët.
Ata mbështesin hetimet e SPAK dhe kërkojnë që kryebashkiaku Erion Veliaj të hetohet për djegësin e Tiranës si dhe personat realë vendimarrës për këtë aferë.
“Drejtësia nuk mund të jetë selektive,” tha një aktivist.
“Kjo nuk është drejtësi, kjo është drejtësi e shtrembër,” tha Nënë Liza, e cila u bë simbol i protestës te ‘5 Maji’.
“Të vijë Erion Veliaj te ‘5 Maji’, të shohë se si është rruga, po kalojmë nëpër baltë. Dua shtëpinë, jam 80 vjeçe. Nuk kam ku mbledh fëmijët e mi, jemi 14 vetë. Veliaj dhe Rama të bëjnë vitin e ri. Deputetët marrin nga 5 milionë, unë 100 mijë lekë. SPAK të nisë nga kryet. Pa firmën e Ramës dhe Veliajt, nuk bëhej kjo gjë. Për popullin nuk flet kush. Bëhen 2 vite që në janar, që jam jashtë shtëpie. I bëj thirrje Amerikës, shteteve të huaja që të na përkrahin. Kur vijnë të huajt, shtrojnë tapetin e kuq, por për shqiptarët kanë shtruar tapetin e zi”, tha Nënë Liza.
Protestuesit kërkojnë që të shkojnë para drejtësisë, përgjegjësit e vërtetë të aferës, Erion Veliaj dhe Edi Rama.