Territori i pushtuar sot nga një pjesë e Rusisë perëndimore, Bjellorusisë dhe Ukrainës, në Mesjetë ishte një principatë sovrane me kryeqytet Kievin.
Kjo principatë sllavolindore përbën entitetin më të lashtë politik të përbashkët në historinë e tre shteteve sllavolindore moderne: Bjellorusis, Rusisë dhe Ukrainës. Koncepte shumë të ndryshme, si hyrja e sllavëve në kristianizëm, përdorimi i alfabetit cirilik, rregulli dinastik autokratik, kodet e para juridike dhe etnoniminë “ruse”, që ne e shoqërojmë plotësisht vetëm me Rusinë, e gjejnë këtu origjinën e tyre. Rus’ i Kievit (i quajtur nga historianët edhe Shteti i Kievit, Rutenia paramongole, Principata e Kievit apo akoma Rusia kieviane) kontrollonte një tërësi të gjërë gjeografike me rrugët e shumta tregëtare të saj (rrugë të lundrueshme nga Deti Balltik në Detin Kaspik, duke kaluar nëpër Detin e Zi; rrugë të shumta karvanesh të Rrugës së Mëndafshit, që lidhnin Kinën me Perëndimin). Fildish, lëkura, specie, argjend, produkte ekzotike dhe skllevër tranzitonin nëpërmjet kësaj principate sllavolindore. Gjatë ekzistencës së tij, Rus’ i Kievit ka mbajtur kontakte si tregëtare, ashtu edhe luftarake me Perandorinë Bizantine, megjithëse duke vazhduar të luftojë kundër pushtimeve nga stepa aziatike, përpara se të shembej në 1240 me ardhjen e mongolëve.
Prania e skandinavëve në Lindje gjatë periudhës së vikingëve nxjerr pikëpyetje të ndryshme shpesh të largëta nga problemet që u interesojnë historianëve që studiojnë vikingët në Perëndim. Nëse njerëzit e Veriut, që kanë operuar në Perëndim, u detyrohen shumë klerkikëve që i kanë paraqitur si barbarë apo piratë, ka mundësi ata të Europës Lindore mbajnë “peshën” e atësisë së Rus’ të Kievit. Kjo përbën nyjen e grindjeve historiografike të botës shkencore nga fundi i shekullit të XIX (normanistë përballë antinormanistëve). Mund të pyetet se çfarë mbetet sot nga kjo kundërshti, dekada të ndryshme pas rënies së bllokut sovjetik, edhe në vijim të qarkullimit të lirë të ideve dhe të studimeve universitare, përveç progresit të konsiderueshëm të arkeologjisë mesjetare. Në tërësi, provat arkeologjike, numizmatike dhe tekstuale evidentojnë qartazi influencën skandinave në këtë territor të gjerë sllavolindor, edhe përpara themelimit të Shtetit të Kievit. Megjithatë, mbetet pyetja themelore: çfarë roli kanë luajtur realisht skandinavët në procesin e ndërtimit të principatës së Kievit?
Përpara ardhjes së skandinavëve dhe të sllavëve në këtë pjesë të Europa veriperëndimore, midis shekullit të VIII e të IX, rajoni ishte populluar në mënyrë të pakët nga grupe të vegjël gjuetarësh ugro – finikë dhe bujqish, ka mundësi me origjinë sllave dhe të barinjve me origjinë turke. Situata e gjetur nga skandinavët në territoret e gjëra të Lindjes rezultonte ndjeshëm e ndryshme nga ajo e hasur në Perëndim, me shtete karolinge dhe anglo – saksone në zhvillim të plotë. Në këtë optikë rezulton më e matur të futet aktiviteti skandinav në një model bashkëpunimi ndëretnik. Në fillimet e Mesjetës ekzistonin në zonë grupe të ndryshme etnike që praktikonin strategji mbijetese të ndryshme që zbuloheshin krejtësisht theëbësore në zhvillimin e ekonomisë të principatës së Kievit. Tribùtë ugro – finike e pyjeve të veriut të rajonit qenë të formuara nga gjuetarë që furnizonin me peliçe, të kërkuara në tregjet e huaja dhe lokale. Fshatarët, të emigruara nga tokat pjellore e jugperëndimit të Ukrainës aktuale, dispononin teknika bujqësore të avancuara dhe një përvojë administrative të tipit tribal. Barinjtë turq nomadë, që banonin në zonat e stepave të Rus’, nga ana e tyre kanë futur taktika luftimi me kalë në popullsinë sllave. Së fundi, skandinavët kanë filluar lundrimin në distancë të gjatë, praktikat komerciale dhe një organizatë ushtarake (këtu përfshi armët), që kanë lehtësuar kontaktet me botën islamike dhe bizantine.
Duke përdorur intinerare më të lashta dhe më specifike, skandinavët kanë kontribuar në themelimin e një sistemi komercial që e ka bashkuar këtë territor sllavolindor për herë të parë në historinë e tij. Në këtë mënyrë, kombinimi i këtyre strategjive të ndryshme ekonomike kanë siguruar kushtet për lindjen e një principate të fuqishme mbi një hapësirë të gjerë, shumë e ndryshme për sa i përket aspekteve gjeografike, klimaterike, etnike, ashtu soi edhe për doket e zakonet. Nëse skandinavët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin e Rus’ të Kievit, ata janë bërë pjesë e një procesi etnokulturor kompleks, në të cilin grupet e tjera kanë dhënë kontribute autonome dhe të rëndësishme.
Origjina dhe prania e skandinavëve në Lindje (shekulli i VIII – IX)
Tek Kronika e kohërave të kaluara, vepër e hartuar në sllavolindorçen e vjetër rreth 1111 nga murgu Nestor i Pecerskas apo i Kievit dhe që tregon kohërat e para e Shtetit të Kievit, periudha kohore që shkon nga 862 në 1106, zbulohet një legjendë mbi origjinën e pranisë së skandinavëve në këtë pjesë të Europës. Referohet se në vitin 856 qytete të ndryshme veriore (Novgorod, Beloozero, Isborsk), pasi kanë refuzuar t’u paguajnë shpërblimin variagëve, që kishin ndarë zonat e influencës me konkurrentët khazarë dhe skandinavë të rajonit, dhe pasi kishin rënë në një anarki të vërtetë u desh të zgjidhnin për t’ju drejtuar padronëve të vjetër: «Nga 860 në 862 variagët kanë kaluar sërish detin; kësaj radhe, popujt që kishin nënshtruar kanë refuzuar të paguajnë dëmshpërblimin dhe kanë vendosur të vetëqeverisen; por nuk ekzistonte midis tyre hija e drejtësisë: një familje lëshohej kundër një tjetre dhe kjo rrëmujë fillonte grindje të vazhdueshme. Ata masakroheshin midis tyre, aq sa në fund thanë: “Kërkojmë një princ që të na qeverisë dhe që të na flasë sipas drejtësisë”. Për ta gjetur, sllavët kanë kaluar detin duke shkuar pranë variagëve, që mbiquheshin variagë – rusë, siç të tjerët mbiquheshin variagë – suedezë, urmanianë (normanë), inglienë dhe të tjerët gotë. Shiudët, sllavët, kriviçët dhe popuj të tjerë të bashkuar në ambasadë u thanë princave të Suedisë: “Vendi ynë është i madh dhe gjithçka është me bollëk, pir mungojnë rendi dhe drejtësia; hajdeni na merrni posedimin vetëm dhe të na qeverisni”. Tre vëllezër variagë mblodhën familjet e tyre dhe praktikisht u nisën të pushtojnë Sllavoninë. Ata u afruan kështu pranë sllavëve, në vendin e të cilëve kanë ndërtuar fshatin Ladoga. Më madhi i të treve, Riuriku, e fiksoi rezidencën e tij në bregun e lumit që mban këtë emër. I dyti, Sineusi, u vendos pranë nesh, në rrethinat e Liqenit të Bardhë. I treti, Truvori, u vendos në Isbork. Kjo pjesë e Rus’ ka marrë më vonë nga variagët emrin Novgorod; por banorët e kësaj qyteze, përpara ardhjes së Riurikut, njiheshin vetëm me emrin sllavë». Përfundimisht, kjo Kronikë e kohërave të kaluara e murgut Nestor, krijon përshtypjen se është konfeksionuar ad hoc, pikërisht me qëllimin për t’i dhënë vlerë pranisë sllave në rajon.
Skandinavët në burimet historike
Duke ju referuar etimologjisë mund të kërkohet të kuptohet se qenë skandinavët ata që e frekuentonin këtë territor të gjerë. Qysh nga periudha mesjetare, fjala islandeze vaeringë (shumës: vaeringjar), emër i pëkthyer si “variag” apo “vareg”, cakton nga fillimi një grup njerëzish të lidhur me një besim, për të treguar më pas me një njëjtën fjalë nk variag apo vareg, domethënë një skandinav që operon në rrugën e Lindjes (Austrvegr). Shprehja do të bëjë Austrvegun tregon në burimet historike aktivitetet e piraterisë dhe të tregëtisë së kryera nga variagët në lindje të Ballaikut, prani vendëve dhe pranë Rus’. Do të flitet nëpër kronika edhe për austrviking si sinonim i vaeringëve. Disa vairagë, që i vënë kapacitetet e tyre ushtarake në shërbim të bazileusit bizantin apo të princave të Rus’ të Kievit, mbajnë emrin e varangëve apo “gardianëve varangiane” (vaeringjaseta).
Vaering (variag) dizajnon një skandinav që banon në Europën Lindore. Në disa tekste i njëjti term zëvendësohet nga “njerëz nga Veriu” (Norömenn). Dokumenta në sllavolindorçen e vjetër e përkthejnë termin vaeringë me varjagë, ata të ardhur që të mbretërojnë mbi tribùtë e veriperëndimit të Rusisë, ndërsa letrësia bizantine flet për varangoit, duke ia atribuar këtij termi një domethënie më luftarake sesa termin rhos, që caktonte pikërisht Rus’. Historia e pranisë së variagëve si mercenarë dhe truproja të drejtuesve rusë e bizantinë në shekujt e XI e të XII shpjegon dallimin që kryhet midis Rus’ dhe variagëve gjatë të njëjtës periudhë. Etonimi Rus’, i përdorur nga historianët të caktuar banorët e Rus’ të Kievit, nuk ekziston një gjuhën norvegjeze dhe skandinave. Burimet përdorin termin Gardarikismaor (maor, njëjës i menn), banor i Gardarikit apo Gardaveldit apo “Mbretërisë së fortifikimeve”. Termi skandinav gardar (sllavonishtja gorod) i referphet fortesave që skandinavët apo sllavët kanë ngritur në atë që do të bëhej Rus’ dhe që gjenden në toponimet norvegjeze Hölmgardar (Novgorod) dhe Kaenugardar (Kiev), si dhe në titullin e sovranit të tyre, që mbiquhet Garöskonungr (Mbret i Rus’). Në disa burime norvegjeze, Rusia lindore mbiquhet si “Suedia e Madhe” apo “Suedia e ftohtë”, duke dëshmuar në këtë mënyrë një prani të kosiderueshme popullsishë skandinave në këto territore.
Në territor në qendër të Austrvegrit
Si për praninë e vikingëve në Perëndim, historia e variagëve në Lindje (dhe të popullsisë lokale) rezulton në pjesën më të madhe e lidhur me lumenjtë dhe me sistemet lumore. Territoret sllavolindore paraqesin zona të pafundme të lagura, që bëjnë të vështira spostimet tokësore. Në rajone të shumta, lumenjtë e mëdhenj ofronin edhe një mbrojtje ndaj sulmeve, ndërsa variagët avanconin në rrethe armiqësore. Mund të individualizohen tre rrugë kryeosre midis “detit të variagëve” (Balltikut) dhe kalifatit, i ndodhur në jugun e Rus’ të Kievit: lumenjve Volkhov dhe Lovat, deri në Dniepër; Vollgës, që kalon nëpër khanatin e lashtë bullgar, deri në Detin Kaspik dhe lumenjve Vistula e Dvina, që nëpërmjet Letonisë dhe Bjellorusisë lidhen me Dnieprin në rajonin Gnezdovo (Smolensk). Përgjatë këtyre lumenjve janë zhvilluar, duke filluar nga shekulli i VIII, sheshe tregëtare dhe qytete, ndërsa në të njëjtën periudhë shumë qytete të tjera janë ngritur përreth Detit Balltik, si Wolin, Hedeby, Grobina e Birka. Me fjalë të tjera, qytetet e para të këtij territori të gjerë futen në një tendencë të përgjithshme zhvillimi të rrjeteve urbane, si pasojë e shkëmbimeve komerciale gjithnjë e më të zgjeruara. Thelbësorja e dijeve tona mbi rrugën reale e përballuar nga variagët drejt Detit të Zi rrjedh nga burime bizantine dhe sidomos nga një manual politik i redaktuar nga perandori Konstandin i VII Porfirogjenet nga mesi i shekullit të X. De administrando Imperio (Lidhur me administrimin e perandorisë) është emri latinisht i përdorur rëndom për ta përaktuar këtë vepër të shkruar në greqishte të lashtë rreth 950 nga bazileusi bizantin. I kompozuar në favor të perandorit të ardhshëm Roman i II (939 – 963), ky manual përbën një ekspozim gjeografik dhe historik të etnive që popullojnë apo rrethojnë perandorinë, të marrëdhënieve që konvenion të mbahen me të njëjtat dhe me procedurat diplomatike apo ushtarake të gatshme që të prodhonin rezultate.
Udhëtimet e rrezikshme të ndërmarra nga skandinavët mbi Dniepër çdo muaj qershor pas shkrirjes së akujve, përshkruhen me gjallëri të madhe, sidomos kur lexohet se ata transportonin anijet mbi shpatulla nëpër një seri prej shtatë rrëpirash dhe luftonin sulmet e grabitqarëve lokale. Edhe në burimet greke, rrëpirat mbajnë emra të njohur skandinavë: Aifur, emri i atribuar njërës nga rrëpirat e Dnieprit në dokumentimin grek, gjendet në gurin përkujtues të Pilgardit në ishullin Gotlandit në Suedi. Guri, i ngritur rreth vitit 900 në kujtim të një njeri me emrin Hrafn nga ana e katër vëllezërve të tij që e kishin shoqëruar në një ekspeditë drejt Lindjes, tregon se ata kanë përshkuar një rrugë të gjatë deri në Aifur. Në Suedi, gdhendje të shumta runike i referohen rrugës lumore drejt Bizantit, nga “variagët tek grekët”. Është pikërisht në homazh të njerëzve si Spialbodi (i vdekur në Novgorod) apo Rognvaldr (kreu i një kontigjenti njerëzish në Greqi) që ekspansioni i variagëve në Lindje ka gjetur një jehonë në monumentet e tij që u kanë rezistuar kohëve. Nëse disa skandinavë kanë udhëtuar në jug të Staraja Ladogas në Rusi, deri në Detin e Zi, të tjerë janë impenjuar në një rrugëtim edhe më të largët në Lindje, në mesin e territorit të khanatit bullgar të Vollgës (republikat aktuale të Tatarstanit dhe të Çiuvashisë), pranë nomadëve khazarë (në Kaukaz) dhe së fundmi drejt shketëtirës së Arabisë dhe rrethimit të kalifatit abasid të Bagdadit. Përveç infrastrukturave rreth liqenit Ladoga, variagët kanë lundruar në ujërat e sipërme të Vollgës, duke kaluar kolonitë e Beloozero, Jaroslav, Vladimir, Riazan, Muriom, ku mbetje të shumta skandinave janë rizbuluar falë gërmimeve arkeologjike.
Vollga, që shënon një kthesë të madhe në Bolgar (afër me Kazanin në Tatarstan) dhe vazhdon në jug drejt Detit Kaspik, shënonte ekstremitetin perëndimor të Rrugës së Mëndafshit, rrugës komerciale tokësore që kalonte qendrat protourbane të Samarkandës dhe Tashkentit (Yzbekistani aktual), deri në Kinë. Fshati i fortifikuar Bolgar, në qendër të khanatit vullgar të Vollgës, përbënte një mozaik të madh të tribùve bullgare. Ka mundësi është në këtë vend ku variagët kanë takuar karvanet që përshkonin Rrugën e Mëndafshit. Stofëra kineze janë gjetur në varrezat e Birkas, ashtu si një figurë e Budës në Helgö, jo larg nga Birka. Disa arkeologë kanë hipotezuar kështu se variagë kanë mundur të vazhdojnë udhëtimet e tyre në Rrugën e Mëndafshit, deri në oborrin e perandorit kinez, në mos deri në Indi. Është pikërisht në këtë anë të Vollgës që skandinavët kanë vendosur në 922 një kontakt me emisarin e kalifatit të Bagdadit, të famshmin Ahmad Ibn Fadlan, që në arabisht mbiquhen Rusiyyah apo Rus.
Një politikë asimilimi
Pas ftesës gjysmëlegjendare të variage nga ana e krerëve të tribùve sllavolindore nga mesi i shekullit të IX, Rus’ i përket plotësisht ekumenit të vikingëve. Skandinavi Riurik bëhet princ i Novgorodit (862 – 879) dhe themelon dinastinë e Riurikidëve, që do të zgjasë gjatë gjithë periudhës mesjetare. Në këtë epokë, qendrat e pushtetit të këtij territori të gjerë spostohen progresivisht nga Staraia Ladoga, bë veriu e rajoneve në dominimin e Novgorodit e të Kievit. Këto dy qendra urbane, atëbotë rivale, bashkohen në tutelën e djemve të Riurikut, Oleg (Helgi në skandinavisht) të Novgorodit, më pas të Kievit, që e anekson Kievin (882) dhe e bën kryeqytetin e Rus’. Deri në fillimet e shekullit të XI aristokratët e Rus’ të Kievit mbajnë marrëdhënie të ngushta me Skandinavinë, megjithëse duke u asimiluar në kulturat lokale. Emrat skandinavë fillojnë të ngjyrosen me sllavishten: Helgi bëhet Oleg, Helga bëhet Olga (945 – 964), deri tek Valdemarri i Madh apo Vladimiri i I i Kievit (958 – 1015), që do të bëhet princi Vladimir. Identiteti skandinav ruhet kryesisht falë aleancave martesore të aristokracisë së Rus’ dhe fluksit të vazhdueshëm të variagëve që qarkullojnë në territor, në rrugët variage drejt Bizantit për arësye të tregëtisë. Sagat e shekullit të XIII, të hartuara në Irlandën e largët, do të gëzojnë rëndësinë e Valdemarr gamli, “Plakut”, kushëri i afërt i sovranëve skandinavë, që do të jetë princi i parë i Kievit i rrethuar nga një gardë variage.
Një politikë pushtimesh
Në fundin e shekullit të X, aristokracitë do të influencohen gjithnjë e më shumë nga kultura bizantine dhe, nën drejtimin e princit Valdemarr, konvertohen në kristianizmin greko ortodoks në 988. Në kundërshtim me krerët e tjerë skandinavë që në të njëjtën epokë kanë pranuar pagëzimin për të ruajtur shkëmbimet me vendet e kristianizmit, “fornicator maximus” adopton fenë bizantine për të ruajtur interesat ushtarake me fqinjët e tij. Nëse politika e jashtme e Rus’ të Kievit rezulton ambivalente kundrejt Konstandinopojës dhe shkon në konflikte të shumta, të dy fuqitë shpesh formojnë një aleancë kundër fqinjëve luftarake të Verilindjes (khazarë, peçenegë, maxharë dhe bullgarë të Vollgës) dhe kalifatin e fuqishëm të Bagdadit në jug. Veç kësaj, nga aleanca ushtarake me bizantinët, Rus’ i Kievit kishte synime mbi tregjet bizantine e arabe dhe lëshohej rregullisht në ekspedita në Detin Kaspik.
Konkluzion
Arkeologjia i ka vërtetuar rrëfimet mesjetare mbi rolin e luajtur nga skandinavët në kuadrin e territorit sllavolindor, i populluar nga një mozaik tribùshë. Duke ndjekur rrugën e Lindjes dhe duke dominuar rrugët lumore, variagët, me origjinë nga Suedia, menaxhonin një tregëti që i çonte nga Balltiku në tokat e grekërve bizantinë dhe në Kalifatin e Bagdadit, duke ndërvepruar me tribùtë e shumta sllavolindore. Skandinavët kanë marrë pjesë në zhvillimin e perandorive të mëdha komerciale dhe, për pasojë, të atyre që do të bëhen Rusia (Staraia Ladoga apo Aldeigjuborg), Bjellorusia (Novgorod apo Hölmgardar) dhe Ukraina (Kiev apo Kaenugardar). Këto pole tregëtare kryesore dhe vende takimi popujsh gjenden në një seri sistemesh të gjata lumore të ludrueshme që lidhun veriun e Balltikut me Konstandinopojën apo me rajonin e Kaspikut. Duke themeluar dinastinë e Riurikidëve, që do ta dominojë Rus’ e Kievit, variagët bëhen “Rus’” dhe asimilojnë aristokracitë sllave për t’i dhënë jetë një fuqie të rëndësishme politike dhe komerciale. Si aleat, ashtu edhe si rival i Konstandinopojës, principata e Kievit do të përfaqësojë një gur kyç në gjeopolitikën e kësaj pjese të Europës, midis Lindjes, Lindjes së Largme dhe Perëndimit. Duke përfituar nga agjitacionet dinastike dhe një dobësi e caktuar e principatës në fillimet e shekullit të XIII, mongolët do t’i japin fund Rus’ të Kievit, duke marrë kontrollin e territoreve të lashta nën dominimin e Rus’.
(nga La Storia in Rete)
Përgatiti
ARMIN TIRANA