Kërkesa e SPAK ndaj Berishës, Boçi: Nxitimi lidhet me aksionin e opozitës

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi, i ftuar këtë mesditë në studion e “Opinion” në News24, foli për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për të ndryshuar masën e sigurisë për Sali Berishën.

Ndër të tjera Boçi u shpreh se kur një masë sigurie ndryshon do të duhet që të ketë fakte të reja, që sipas tij për Berishën nuk rezulton kështu.

“Kur masa e sigurisë ndryshon, duhen fakte te reja. Berisha është nën hetim, nuk ka akuza konkrete dhe vendimi i gjykatës për Berishën duhet te zhbëhet, në mënyrë që më pas t’i kalojë çështja SPAK”, tha Boçi.

Sipas tij në rastin e inceneratorëve SPAK reagoi për të shuar “zjarrin” e akuzave ndaj Ramës, ndërsa  në rastin e Berishës është krijuar një “ngërç juridik”.

“Për inceneratorët, Rama firmosi, por nuk thirret nga SPAK si person me dijeni. Po vazhdojnë përpjekjet për të asgjësuar opozitën. Nxitimi i  SPAK lidhet me aksionin e opozitës”, u shpreh ai.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …