Nga Iva V.GRILLO
Sa më shumë diskretitohet nga skandalet dhe aferat korruptive çifti Rama-Veliaj, sa më shumë mbushet kupa dhe hapi i vetëm logjik duhet të jetë thirrja e tyre nga drejtësia, aq më i zellshëm tregohet SPAKU për të çoroditur publikun e për të shërbyer si një gjethe fiku që tenton të mbulojë lakuriqësinë e këtij çifti pa din e pa iman.
Sa herë SPAKU shërben si kapsollë, telekomandë apo kamxhik në duart e këtij regjimi matrapazësh, aq herë duhet ti përsërisim vetes se kjo mjegull, kjo zhurmë, kjo çoroditje i hyn në punë vetëm këtij çifti të babëziturish që nuk po dinë të ngopen as me pushtet, as me pasuri dhe as me urrejtjen patologjike që kanë për shqiptarët që u bëhen pengesë për planet e tyre.
SPAKU mund të kthehet në gjethe fiku po të dojë, por nuk ka gjethe që i mbulon krimet e këtij çifti “lakuriq”
Inceneratorët
Afera McGonigal
Teatri Kombëtar
Porti i Durrësit
Mafia e Betonit
Zhvatja e bregdetit
Arrestimet politike
…lista vazhdon
Gazeta RD