Berisha nga Shkodra: Mosbindja civile do jetë si vullkan!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Shkodra se, mosbindja civile do jetë si vullkan! Ai tha se, ky vullkan nuk mund të jetë askund tjetër më i fuqishëm se në Shkodër.

“Sot jemi në një diktaturë, një shtet në të cilin çdo pushtet është përqendruar në dorën e një njeriu.
Ai mendon se duke vendosur në arrest Sali Berishën, do mund t’ia mbyllë gojën.

Gabon, përkundrazi! Zotohem këtu se mosbindja civile, pavarësisht çfarë qëndrimi do mbajë ai, do jetë vullkani që do përmbysë këtë narkodiktaturë njëherë e përgjithmonë.

Ky vullkan nuk mund të jetë askund tjetër më i fuqishëm se në Shkodër.

Shkodra ka qenë në kohërat më të vështira, epiqendra e qëndresës njerëzore për liri, dinjitet dhe vlera.
Kam bindjen më të madhe se qytetarët e Shkodrës, burrat dhe gratë liridashës të këtij qyteti, do ngrihen fuqishëm në mosbindje civile dhe do japin kontributin historik, siç kanë dhënë në diktaturën e parë, në përmbysjen e kësaj diktature”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pakti i dështuar për universitetin

Nga Alvi Musaraj Në Shqipëri, “Pakti për Universitetin” është një dokument i bashkërenduar, i lindur …