Kryetari i PD, Sali Berisha tha në konferencën për shtyp s, opozita do i përgjigjet me të gjitha mjetet e mosbindjes civile të gjithë valës së represionit kundra saj.
“Nuk është marrë akoma një vendim se duhet të takoj avoketërit, me të cilët duhet të këshillohem për këtë. Sepse në procese të tilla duhet të këshillohesh.
Nuk kam marrë akoma vendimin e avoketerëve se si do veproj ditën e hënë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.
Atë që kemi vendosur si grup parlamentar, ne do vazhdojmë mosbindjen civile pavarësisht nga çdo lloj procedure të diktuar nga Edi Rama…
Qëllimi i kësaj është pikërisht kjo, një goditje ndaj opozitës, nuk është puna goditje ndaj Sali Berishës. Është puna goditje ndaj opozitës.
Opozita do i përgjigjet me të gjitha mjetet e mosbindjes civile të gjithë valës së represionit kundra saj”, tha Berisha.