Gjenerata ukrainase

Ja shtresa e mesme e re globale që sfidon autoritarizmat. Intervistë me historianin Yaroslav Hrytsak.

Nëse e pyet se cili është orientimi ideologjik i tij ai ndalet për një çast, ngre sytë dhe qesh. “Duke cituar Kolakowski, do të mund të quhesha një liberal – socialist – konservator. Që thotë, është e mjaftueshme?”. Fakti me Yaroslav Hrytsak nuk është vetëm refuzimi programatik nga çdo pikëpamje. Është se ia lexon deri shumë mirë në fytyrë atë që mendon, atë që ka për të thënë, atë që e entuziazmon. 63 vjeçar, intelektual që e ka lidhur mendimin e tij me konceptin e Ukrainës globale, Hrytsak ngjason shumë, biografikisht, por edhe fizikisht, me objektin e studimeve të tij: kaq thellësisht ukrainas, me staturën imponuese dhe në humorin e tij therës, kaq i hiperlidhur dhe në thelb kozmopolit. So të thuash, e takojmë një herë në qytetin e tij, Lviv, një tjetër në Itali, midis Dolomiteve: por për të shkuar në Krasnogruda, kufiri polako – lituan, në qytetin që qe i familjes së Czeslaw Milosz, dhe e bën për një bashkëbisedim publik me mikun dhe kolegun Timothy Snyder, në kujtim të të madhit Tony Judt. Pak ditë më parë ishte në Milano për të folur për librin e tij “Historia e Ukrainës” dhe e gjitha kjo teksa Hrytsak, që është edhe anëtar i supervisory board të Harvard Ukrainian Research Institute, vazhdon të jetojë dhe të japë mësim në Lviv, në Universitetin Ivan Franko, dhe duke shpërfillur bombat ruse, shkon në Kiev për kuvendet e Pen Ukraine: grace under fire. I gjithë libri i tij është një tentativë e madhe për të demonstruar sesi ndodhitë e brendshme të vendit të tij, shumë më parë se pushtimi në shkallë të gjerë nga ana e rusëve, shumë përpara pavarësisë dhe dominimit sovjetik, më parë akoma se carizmi, konfederata polako – lituane, me realisht qysh nga fillimi, kanë qenë një nyje globale, një gur strategjik i ekuilibrave midis popujve dhe kombeve në dyert e Europës.

“Në një diskutim në Bundestag, miku im Snyder ka thënë se lufta midis Hitlerit dhe Stalinit në radhë të parë ka qenë një luftë për Ukrainën dhe kjo jo pse ukrainasit qenë veçanërisht të mirë apo të këqinj, por thjesht sepse territori ukrainas është strategjik, sepse kush fiton në Ukrainë, dje apo edhe sot, ka shanse të mira të ketë kontrollin e të gjithë Europës Lindore dhe, për pasojë, të Europës tout court. Kjo nuk është vetëm çështja e resurseve natyrale, tokë e zezë, gruri si armë, gjë që i shikojmë përsosshmërisht gjatë këtyre muajve, ama pikërisht tani si në mesin e ‘900 ajo që ndodh në Ukrainë cakton fatet e të gjithë Europës dhe duke qenë Europa akoma sot, mjaft themelore për botën, ajo që ndodh në Ukrainë ka të bëjë me të gjithë botën. Besomëni” dhe qesh sërish, “nuk jemi të kënaqur me këtë, preferojmë të jemi Republika Çeke apo Italia, por gjeografia ka dashur që të jetë kështu”.

Këtu do të vinte tundimi i hapjes së një debati mbi Italinë e famshme “aeroplanmbajtëse e Mesdheut”, domethënë edhe sesi italianët i kultivojnë ambiciet e tyre të mbetura të centralitetit gjeopolitik, por patjetër që është më interesante të pyetet Hrytsak për vendin e tij, betejën laike të tij, orekset strategjike e mëdha që ushqejnë lëndinat e pakufishme ukrainase. Përgjigjet duke filluar nga larg, nga ‘700, fshatrat Potemkin, histori e strënjohur (dhe e dsiktuar, ka që e konsiderojnë një legjendë oborri, kush e jep për të vërtetë) dhe na e tregon kur e pyesim sesi mendon, pak ditë para çlirimit të të Khersonit nga ana e trupave ukrainase, vjeshta e 2022, një komando speciale ruse ishte futur në katedrale për të marrë mbetjet mortore e Potemkin, një episod për të cilin ka shkruar Anne Applebaum në “Atlantic” disa muaj më parë.

“Potemkin ishte komandanti dhe dashnori i Katerinës së II dhe kur udhëtonte nga veriu, nga Shën Petrësburgu, në jug, në Ukrainë, drejt Krimesë – dhe vinte me anije, nëpërmjet lumit më të rëndësishëm ukrainas, Dniepërit – Potemkin do t’i tregonte fshatrat false, të ngritura me zgjuarësi përgjatë lumit, për t’i krijuar asaj iluzionin se gjithçka shkonte mirë, se ato toka qenë plot me njerëz të pasur e të lumtur, por pavarësisht nga historia e fshatrave, pse Katerina e kishte aq për zemër jugun, domethënë Ukrainën? Sepse e mendonte se do të ishte çelësi për t’ua marrë Konstandinopojën turqve. Ishte pjesë e të ashtuquajturit projekt grek, ai i rikrijimit të Perandorisë Bizantine, i të cilës do të ishte perandorja e re”.

Bën përshtypje të mendosh për paralelin me vizitat e natës së Putinit në Mariupol, në lagjet e sapondërtuara për t’i bërë qejfin carit, riparaqitjes së përjetshme me të njëjtat pyetje, me të njëjtat obsesione.

“Një prej liberalëve rusë që kritikojnë Putinin”, shkruan Hrytsak në librin e tij, “ka propozuar këtë metaforë: Rusia bashkëkohore të kujton një fuoristradë të zezë që ecën nëpër rrugë të përbaltura; parabreca e saj ësht tërësisht e mbuluar nga balta dhe orientohet ekskluzivisht nëpërmjet pasqyrës së prapme. Rusia putiniane ecën së përapthi, duke u zhytur në të kaluarën”.

Dhe nëse rastin rus bëhet fjalë për restaurimin e madhështisë perandorake të dikurshme – Hyrtsak e sintetizon kështu: Make Russia Great Again – strategjia ukrainase është saktësisht e kundërta.

“Në të kaluarën e saj nuk ka as një madhështi perandorake, as “epoka të arta” të tjera. Pra Ukraina nuk ka ku të kthehet. Strategjia e saj është të “tejkalojë të kaluarën” dhe në një masë të mirë po ja arrin. Në 30 vite është bërë gjithçka që Rusia nuk është: një vend demokratik ku drejtuesit e pushtetit ndryshojnë me rregull dhe realizojnë reforma strukturore, me një shoqëri civile funksionuese. Në kundërvënien midis këtyre dy strategjive – “përpara drejt së kaluarës” dhe “përpara përtej së kaluarës” – vendoset shumë, në mos gjithçka, e botës së nesërme”.

Përpara se të arësyetojë mbi Ukrainën e sotme, i takon profesorit Hrytsak të ndalet akoma një çast lidhur me historinë dhe të polemizojë as më pak e as më shumë se me Hegel dhe me teorinë e kombeve të tij. Pse identiteti i Ukrainës si vend i pavarur dhe sovran duhet të varet nga mundja e profecisë së një filozofi gjerman?

“Sepse lajmi është se ne, paksa të gjithë ne, jemi në thelb njerëz të ‘800. Kam parasysh se ‘800 ka krijuar një mënyrë të arësyetuari që mbizotëron, pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur në mbi një shekull dhe Hegeli është mendimtari më i influent dhe i më i rëndësishëm i ‘800, edhe më shumë se Marksi, që për më tepër është thelbësisht i influencuar. Mirë po në filozofinë e historisë së Hegel është edhe ai që përhap një tezë shumë të rrezikshme, një tezë toksike: domethëmë se meritojnë një vend në historinë e kombeve të quajtur pikërisht ata popuj që kanë një shtet. Të gjithë të tjerët, sipas Hegelit, janë të destinuar të zhduken, pikë. Kështu që edhe ukrainasit, por jo vetëm, edhe bjellorusët, armenët, azerët, finlandezët… një listë tejet e gjatë. Sipas Hegelit, këto qenë ligjet e historisë: nuk kishe se çfarë t’i bëhej. Tani bëjmë një hop më përpara prej më shumë se 100 vitesh, shkojmë në 1945, në humbjen e Gjermanisë naziste: në kohë kishte që thoshte se sikur të mos kishte qenë në realitet Stalini ai që fitoi luftën, ka qenë Hegeli mbi një tank”.

Cila është pika?

“Që shumë intelektualë dhe, më falni, në Italinë e pasLuftës së Dytë Botërore, sidomos intelektualët komunistë dhe një e majtë e caktuar, praktikisht besonin, ndoshta akoma besojnë, në këtë tezë. Për ta ukrainasit thjesht nuk duhej të ekzistonin, janë një lloj gabimi. Është për këtë që revoltohemi kundër Hegelit. Duam të themi se e kishte gabim, se historia nuk ka ligje të pandryshueshme, se në histori ka gjithmonë një hapësirë, ndoshta të vogël, për një zgjedhje dhe se zgjedhja përkon me lirinë dhe ne ukrainasit duam të jemi të lirë, pra luftojmë kundër filozofëve gjermanë të ‘800, Hegelit ashtu si Marksit, aq sa luftojmë kundër Putinit”.

Ja lidhja globale, ajo që në vizionin e Hrytsak bën të qartë se të mbështesësh arësyet e Ukrainës nuk i përket një vendi të vogël nacionalist, përkundrazi.

“Është e qartë se kjo nuk është një luftë për vetë ne. Është pikërisht një luftë mbi mënyrën sesi kompozojmë portretin e së ardhmes tonë. Është një luftë për të gjithë ata që nuk e kanë një zë, për popujt që nuk kanë të drejta”.

Dhe nëse nga njëra anë Ukraina nuk mund të ekzistojë pa e zhbërë vizionin hegelian, anasjelltas pikërisht për të ka një nevojë absolute vendi që e pushton. Në Rusinë e sotme ka një objektiv ekspansionist, politike force, alla Katerinë e II dhe nëse ka diçka më radikale dhe konstituese në raportin që e lidh një vend me tjetrin.

“Për Rusinë, Ukraina është shumë e rëndësishme, do të thoja që është themelore për ambiciet e saj, pasi me Ukrainën Rusia mund të ndjehet një lloj Shtetet e Bashkuara, por pa të Rusia është thjesht Kanadaja”. Siç shkruaj në libër, “duke dalë nga juridiksioni i Bashkimit Sovjetik në 1991 Ukraina nguli gozhdën e fundit në arkivolin e perandorisë së fundit, qe njëri prej atyre momenteve në historinë ukrainase ku ajo gjeti sërish dipka të re të lidhur ngushtësisht me atë globale. Dalja e Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik i dha fund superfuqisë botërore që kishte lindur nga Lufta e Parë Botërore, që ishte forcuar shumë pas së Dytës dhe kërcënonte shpërthimin e një të Trete. Çerekorëshi i lavdisë ukrainase kishte përkuar me triumfin e Perëndimit”.

Sipas Hrytsak, ka një imazh që më mirë se pdo gjë tjetër e përmbledh fytyrën e vendit sot, 32 vite nga shpallja e pavarësisë. Flet duke vënë përballë fotografinë e shtabit të përgjithshëm rus gjatë ditëve të pushtimit në shkallë të gjerë dhe, anasjelltas, me imazhin e Zelensky dhe të enturazhit të tij që i mblidhet përreth natën e Kievit, më 25 shkurt 2022.

“E dijmë sesa themelore për rezultatin e kësaj lufte ka qenë që pikërisht në ato ditë të para Zelensky dhe qeveria e tij qëndruan në Ukrainë. Ajo video shërbente pikërisht për të demonstruar se qenë të gjithë, megjithë ofertat e ekspatrimit të amerikanëve. Mirë, në atë imazh janë 5 persona, nga të cilët katër nuk arrijnë në 50 vjeçët. Dy, përfshi Zelensky, janë me origjinë hebraike, i treti është gjeorgjian, vetëm dy janë me origjinë ukrainase. Kjo na tregon evolucionin e iudentitetit ukraina: civil, jo etnik, patriotik, jo i gjakut. Por sidomos është portreti i një gjenerate të rinjsh, që shikohet në fytyrë me gjeneratën e mëparshme, atë që është akoma në drejtimin e Rusisë. Ka një shtresë të re të mesme globale, njlë klasë urbane, të re dhe laike, që sfidon autoritarizmat dhe që nga Kili në Turqi, nga Lindja e Largme në Europë, ka tipare shumë më të përbashkëta dhe të ndara me atë që do të mund të imagjinojmë. Ukraina bashkëkohore është rasti i suksesit të kësaj shtrese të re, që nga EuroMaidani e këtej ka humbur frenat e vendit”.

Nëse më 1991 Rusia e Jelcinit i lejoi Ukrainës të shkonte për llogari të saj, arësyeton historiani, ishte vetëm pse askush në rrethin e presidentit rus, duke filluar nga ai, nuk besonte seriozisht se Ukraina do të kishte qenë në gjendje të ndërtonte një shtet.

“Qenë skllevër të tezave hegeliane për të cilat po flisja më parë: duke mos e pasur kurrë një shtet, Ukraina nuk do të kishte qenë kurrë në gjendje të bënte një të tillë. Thjesht prisnin që në harkun e pak viteve apo ndoshta muajve do të gjunjëzohej, se do t’i lutej Rusisë ta ripranonte në gjirin e saj. Cili është problemi? Se ndërkohë kanë kaluar 30 vjet dhe Ukraina ka vazhduar të mos kthehet. Ja pse Putini vendosi ta pushtojë qysh në 2008, të nesërmen e pushtimit të Gjeorgjisë. Sepse qysh atëhere kuptohej sesa më shumë kohë kalonte dhe aq më shumë Kievi formonte një gjeneratë të re politikanësh që me Rusinë nuk donin të bënin aspak, që shikonte nga Perëndimi, nga Europa. Atëhere Ukraina do të humbej përgjithmonë, që është saktësisht ajo që po ndodh. Tani Putini deklarohet seriozisht lideri i botës antiperëndimore që duhet t’i japë fund dominimit të vendeve të demokracive liberale. Ai është i bindur se lufton jo kundër Ukrainës, por kundër Perëndimit në territorin e saj. Ukraina përfaqëson pikën që do të përcaktojë rënien nga të dyja anët midis pjatave të bilancës së ekuilibrit botëror dhe çdo fitore e Ukrainës në fushën e betejës e afron fundin e luftës”.

Liria, thuhej, është edhe të mos kesh një të kaluar as komode, le më pastaj idiliake, tek e cila të ktheheshe.

“Nëse ideali juaj është një jetë e bukur e rehatshme jeni të kënaqur që nuk keni lindur në Ukrainën e ‘900: një vend ku vetëm në periudhën midis dy luftërave kanë vdekur 1 burrë në 2 dhe 2 gra në 3”.

Liria është ajo e zhbërjes së parashikimeve, e të qënit grimca që e copëton djegien e pashmangshme triumfuese të Historisë së Madhe.

“Që pastaj historinë nuk e njohim kurrë me të vërtetë, mundet vetëm të arsyetojmë në terma e niveleve të ndryshme të injorancës. Për Ukrainën ndoshta jam më pak injorant sesa të tjerët, por nëse ka një që historinë e Ukrainës ka demonstruar se nuk e njeh aspak ai është Putini. Sepse ajo që shohim tani e kamë parë tashmë në të kaluarën: ukrainasit janë shumë të zot në bashkim, në krijimin e lidhjeve të solidaritetit. Të gjitha herët që përballet me një kërcënim, mbrohen mirë. Ukrainasit janë kampionë mbijetese dhe këtë Putini, falë Zotit, nuk e ka kuptuar”.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …