Imuniteti është koncept i ndërtuar fiks për rastin “Berisha”

Nga Ylli MANJANI

Shënim:

Imunitetin parlamentar perëndimi e ka adaptuar si normë jo për të mbrojtur persona nga ndjekja penale, por si garanci kushtetuese që personi ose grupimi politik nuk dëmtohen nga sulmi politik.

Imuniteti është garanci që ndjekja penale abuzive dhe e motivuar politikisht të mos dëmtojë politikisht atë që sulmohet.

Shkurt hesapi, imuniteti është koncept i ndërtuar fiks për rastin “Berisha”. Një ndjekje penale abuzive, e filluar me një kallëzim politik, që nuk ka asnjë brumë për të justifikuar as edhe një dyshim të vetëm, akuzë jo e jo, që çon SPAK në kërkesë absurde për masa sigurie ekstreme ndaj një deputetit që drejton grupimin e opozitës së vetme.

Pasoja e një izolimi nga jeta politike e Berishës është katastrofike për opozitën, balancat politike në vend dhe madje edhe vetë sistemin demokratik.

E përsëris:

deputeti që kryen krim arrestohet direkt, pa leje të askujt. Por deputeti që hetohet për 3 vite dhe, pas 3 vitesh i thonë se “po hetojmë prapë, por tashmë me masë sigurie”, e bën ndjekjen penale abuzive, të paktën të dyshueshme. Në fakt masat e sigurisë ndaj personave nën hetim janë ligjërisht të pambështetura. Ja ku del përsëri ky problem që ka krijuar praktika gjyqësore…

Por, dua të theksoj se imuniteti parlamentar duhet ekzakt për këtë rast, për të mbrojtur deputetin dhe grupimin politik nga ndjekja abuzive penale.

Ky është arsyetimi zyrtar se përse ne e kemi adaptuar imunitetin parlamentar në Kushtetutë. E kemi rikonfirmuar këtë arsyetim në vitin 2012 kur u bë reforma kushtetuese e imunitetit parlamentar.

Kush do të kuptojë dhe të arsyetojë normalisht kjo është logjika, sipas të cilës Parlamenti duhet të refuzojë kërkesën abuzive të SPAK për heqje imuniteti. Refuzimi duhet bërë për garanci politike dhe jo mbrojtje nga ndjekja penale.

Nuk e pengon imuniteti SPAK të vazhdojë të bëjë hetime. Se ata për hetime e duan Berishën, jo për akuzë penale.

Përndryshe, me logjikën e tallavasë së piktorit që bën sikur i bie dajres, apo të amerikanllëqeve nuk ka kuptim fare të flasim të Kushtetutë e garanci.

About Redaksia

Check Also

Ku do jetë bastardi Veliaj më 18 dhjetor 2024?

Nga Adriana KALAJA Të gjithë e dinë mirë ku do jetë bastardi Veliaj para se …