Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Krymadhi ka qenë sot në territorin e inceneratorit të Tiranës, ku siç shprehet ajo është një hapësirë prej 15 hektarësh dhe ku ndërtimi është pa leje.
Kryemadhi, e cila ka ngritur edhe një dron në këtë pjesë të territorit thotë se janë zhdukur liqenet, ndërsa toka është kthyer në mal.
Sipas deputetes së Partisë së Lirisë, kompanitë e ndërtimit u detyruan nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj të dërgojnë inerte tek inceneratori , por këto mbetje janë depozituar në zonën për rreth duke shkatërruar pyllin dhe liqenin që sipas saj ishte në këtë zonë.