SPAK merr “peng” gazetarin e OraNews

Gazetari Elton Qyno që mbulon sektorin e Prokurorisë dhe aktualitetit në OraNews prej 10:00 të paradites së sotme është marrë peng në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai mbahet brenda SPAK, me kërkesë të prokurorit Behar Dibra, thonë burimet, lidhur me pretendimin për nxjerrje të akteve hetimore.

Ndaj tij është bërë presion duke i kërkuar emrin e personit që i ka vënë në dispozicion materialin, në shkelje të të drejtës së gazetarit përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale sa i përket ruajtjes së burimit të informacioni.

“Atij i është thënë që nuk mund të lëmë të lirë pa iu treguar emrin, ndërsa i kanë kërkuar edhe aparatin celular”, thonë burimet.

Ky presion mbi gazetarin vjen pas denoncimeve publikimit të materialeve për zyrtarët e arrestuar.

Në fakt e vërteta është se, vetë prokurorët i nxjerrin materialet nga dosjet hetimore dhe tani kërkojnë të bëjnë kurban gazetarët, duke ua hedhur atyre fajin.

About Redaksia

Check Also

Vera me vlerë 2.8 milionë euro/ Gafa e madhe-Kujt ja dorëzoi shishet e verës SPAK…

Skandali i zhdukjes së shisheve të shtrenjta të verës që u zbuluan në një qilar …