Rama terror ndaj opozitës, Garda nuk lejon asnjë deputet opozitar në Kuvend

Garda e Republikës ka bllokuar dyert e Kuvendit për të mos lejuar hyrjen në seancë të deputetëve të opozitës, për të cilët pretendon se janë përjashtuar.

Skenat e turpshme të shtyrjes së deputetëve, për t’i mbajtur ata jashtë sallës parlamentare me çdo kusht, janë transmetuar sot në të gjitha mediat.

Kryetari i PD, Sali Berisha, në mbështetje të tyre, ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka bërë të ditur se Garda po ndalon të gjtihë deputetët pa përjashtim.

Berisha po ashtu i ka kërkuar gazetarëve të shikojnë se si nga dyert anësore të Kuvendit po huten fshehurazi, deputetët e PS.

“Kjo është Shqipëria që pretendon të hapë negociatat, kjo është narkodiktatura. E patë edi Ramën që shkoi si palaço dhe u kthyer si kloun”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ambasadori i BE: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet

Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka theksuar se krimi i organizuar minon integritetin ekonomik, administratën …