Tym dhe flakë në Kuvend, PS në panik voton përjashtimin e deputetëve të opozitës dy muaj

Pavarësisht se Garda e Republikës nuk lejoi pjesën më të madhe të deputetëve të opozitës të hyjnë në Parlament, salla e kuvendit është mbuluar sërish nga tymi dhe flaka.

Edhe këtë herë, seanca e Kuvendit u mbyll brenda pak minutash. Por mazhoranca miratoi me 74 vota në Kuvend, disa ndryshime drastike në rregulloren e Kuvendit.

Mes tyre është edhe përjashtimi i deputetëve nga Kuvendi për dy muaj nëse ndezin flakadanë.

Deputetët e opozitës protestuan dhe ndezën flakadanë, por Lindita Nikolla vazhdoi me projektin e Edi Ramës.

Ndërkohë nuk është hedhur për votim marrëveshja për refugjatët me Italinë, pasi është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese.

About Redaksia

Check Also

Çfarë di Berisha për Vlora Hysenin dhe lidhjet e saj me kartelet e drogës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit …