Atentat në Shkodër, qëllohet me armë mes njerëzve 40-vjeçari

Një 40-vjeçar është plagosur rëndë me armë zjarri këtë të hënë në Shkodër. I lënduari është Aleksandër Curri, 40 vjeç.

Krimi ndodhi rreth orës 9:00 në vendin e quajtur “Dollari”, teksa në zonë ka pasur dhe qytetarë të tjerë. Një dëshmitare tha për gazetarët se shënjestra e atentatit mbeti rreth 10 minuta i shtritë në rrugë, derisa iu dha ndihma nga autoritetet. Më pas, 40-vjeçari u dërgua në spitalin rajonal, në gjendje të rëndë.

 

About Redaksia

Check Also

Drejton aksionin e IKMT në Theth, gazetari: Fatmir Metaj, i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se Fatmir Metaj, i cili po drejton aksionin e IKMT-së …