Edi Rama ka porositur ekzekutimin e identitetit tonë/ Berisha: Më 27 dhjetor, çdo demokrat përpara Gjykatës së Lartë

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, më 27 dhjetor, çdo demokrat përpara Gjykatës së Lartë, ku Edi Rama ka porositur ekzekutimin e identitetit tonë. Berisha iu drejtuar Edi Ramës se, i bindur të jesh ti se nuk ka ligj që do na pengojë ne pa hetuar vjedhjet tuaja, pa hetuar vjedhjet që i ke bërë shqiptarëve.
“Ç’po ndodh sot në parlament? Sot në parlament, në komision po votojnë ligjin, i cili ndalon hetimin e Edi Ramës.
Jo, Edi Rama, i bindur të jesh ti se nuk ka ligj që do na pengojë ne pa hetuar vjedhjet tuaja, pa hetuar vjedhjet që i ke bërë shqiptarëve.
Çfarë ndodh? E thërrasin gazetarin, e rrëmbejnë, e fusin njëlloj si dikur në labirintet e sigurimit, e terrorizojnë, tregime si në romanet e Kafkës kam dëgjuar nga gazetarët e tjerë.
Po pse? Se ai ka emrin e Edi Ramës në ato regjistrime, në ato lidhje me krimin që ai ka denoncuar, dalin dy emra, Taulant Balla dhe Edi Rama. Dhe ata kanë tmerr se do publikohen.
Ne do mbrojmë gazetarët. Ne u themi skapistëve, hiqni dorë mjeranë se ne kemi përmbysur policinë sekrete më të egër të botës dhe nuk u kemi për asgjë.
Ju garantoj se do bëheni përgjegjës për çdo shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës dhe se do trajtoheni njëlloj si falanga krimi të kreut të Meduzës, të kryehajdutit të Shqipërisë, Edi Rama.
Me Edi Ramën kemi hesape të rënda për të larë. Edi Rama është sjellë ndaj nesh, ndaj jush njëlloj si nazistët në kampet e përqendrimit me hebrenjtë. Ata hebrenjve u hiqnin emrat dhe u jepnin nga një numër dhe ditë,javë, muaj atë thërriteshin me numra. Harronin emrat e tyre.
Por ne e garantojmë Edi Ramën se do e paguajë shumë shtrenjtë ata që ka bërë dhe përpiqet të bëjë me identitetin tonë.
Më 27 dhjetor, çdo demokrate dhe demokrat, përpara Gjykatës së Lartë, ku Edi Rama ka porositur ekzekutimin e identitetit tonë.
Ne do qëndrojmë.
Ne do fitojmë!
E enjtja që vjen, të gjithë përpara parlamentit monist”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …