Mjaft mashtrove Erion Veliaj!

Nga Redin HAFIZI

Sërish mashtruesi Erion Veliaj ka deklaruar se është krijues i ligjit të punës. Ai mban krimin e vrasjes të Ardit Gjoklajt si kryebashkiak. Nuk ka në botë një kryebashkiak të tillë, mashtrues dhe kriminel, dembel dhe sërish mashtrues, i shitur dhe sërish mashtrues. Veliaj duhet të largohet nga politika Shqiptare, pasi ai është kanceri që po mbyt Shqipërinë.

Sa për dijeni të mashtruesit Veliaj që siç hyri doli nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, pra karabush, një ndër objektet e atij institucioni ka qenë legjislacioni i punës. Pra Kodi i Punës është produkt i përpjekjeve të shumë specialistëve, rrjedhojë e shumë marrëveshjeve dhe bashkëpunimesh dhe pasqyrim i experiencave të ndryshme. Ka qenë grupi i mbledhur nga Dashamir Shehi, ministri i parë, që menjëherë nisën punën për legjislacionin. Kjo ministri nuk ekzistonte në diktaturë, pasi në një sistem komunist nuk diskutohet për treg dhe aq më shumë për tregun e punës ku vepron ofertë-kërkesa si në çdo treg tjetër. Si diçka e re, në sistem demokratik edhe kjo ministri lindi e mbarë, jashtë politikës dhe pranë problemeve të qytetarëve. Unë kam qenë pjesë e atij grupi nga Maj 1995 deri në Prill 1998.

Kam punuar me tre ministra dhe kam vënë re mënyrat e ndryshme të trajtimit të varfërisë së Shqiptarëve apo edhe papunësisë. Projektet e së djathtës janë nxitja e punësimit dhe bashkëpunim me politikat financiare për taksa të ulëta. Ndërkohë të majtët në ministri gjithnjë kanë kërkuar që të rrisin taksat dhe përmes tyre të paguajnë ndihmat ekonomike. Ndër këta komunistë ka qenë edhe Erion Veliaj që në politikat e tij kopjoi pikë për pikë inkompetencën e ministrit Elmaz Sherifi. Të dy këta mundoheshin të luftonin varfërinë me sllogane, por në ndryshim të Sherifit, Veliaj kishte gllabëruar atë ministri për të shtënë në dorë financimet që jepeshin për OJQ-të. Në atë ministri ka patur një drejtori ku kalonin donacionet e institucioneve ndërkombëtare për OJQ-të Shqiptare. Veliaj i centralizoi ato duke ia kaluar organizatës “Mjaft”.

Ndërkohë legjislacioni i punës mori një zhvillim të jashtëzakonshëm kur në ministri erdhi si shefe institucioni Arlinda Ymeraj. Ajo ishte përfaqësuesja politike dhe specialistja perfekte në të njëjtën kohë. Ajo kishte një zhdërvjelltësi të pakrahasueshme me paraardhësit dhe pasardhësit e saj në bisedat me sindikatat. Ta mendoni se në atë kohë sindikatat ishin të fuqishme dhe është fakt se “Konfederata e Sindikatave” ishte në një ndërtesë me gazetën “Zëri i Popullit”. Kujtoj se gazetarja Mirela Ndini vinte shpesh në ministri dhe unë kam patur një parim në punën time, ku mundohesha që gazetarët e opozitës në atë kohë të kishin dyert e hapura.

Ishte koha kur ministria, ILO (Zyra Ndërkombëtare e Punës), Banka Botërore dhe partnerët socialë po punonin ngushtë për zbatimin e legjislacionit të punës që tashmë ishte miratuar që në 1995. Në këtë vit Veliaj ishte vetëm 15 vjeç. Megjithatë ai tashmë njihet për mashtrues ordiner si kur deklaroi se 11 vjeç kishte marrë pjesë në lëvizjen e dhjetorit, përdhunimi i Grizeldës, inceneratori që nuk ekziston dhe vrasja e Ardit Gjoklajt kur Veliaj deklaroi se ai u gjend pa jetë jashtë gardhit të inceneratorit që nuk ekziston. Këtij individi i duhet mohuar e drejta edhe për të dalë dëshmitar përballë gjykatës e jo të lejohet për të konkurruar për një zyrë publike. Megjithatë ai punon ende pasi në Shqipëri sundon një regjim i mashtrimit, mafies dhe krimit. Në Shqipëri nuk fiton merita dhe i ndershmi, madje këta burgosen.

About Redaksia

Check Also

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

Nga Kim MEHMETI ‘Shqipritë’ tona shenjë njohëse kanë popullin e varfër dhe politikanët e pasur. Pra …